Home / Sport / Del Piero si Boniperti, 178 gola në kampionat

Del Piero si Boniperti, 178 gola në kampionat

Goli që kapiteni bardhezi realizoi të dielën në fitoren 4-0 përballë Leçes, ishte i 178-ti në kampionat me fanellën e Juves, duke barazuar rekordin e ikonës italiane, Xhampiero Boniperti.

“Ai gjithnjë ka thënë se do të ishte i lumtur nëse do t’ia barazoja rekordin. Besoj se tani është i gëzuar dhe jam i sigurt që gëzimi i tij është i sinqertë. Sidoqoftë, do t’i telefonoj për ta pyetur ç’mendon”, pohoi Del Piero në përfundim të takimit me Leçen.

Po si u ndie 36-vjeçari në momentin e shënimit të golit, i katërti i “Zonjës” në përballjen me Leçen? “Ndieva lumturi të madhe. Pastaj, numrat më bëjnë krenar. Sot (dje) bëmë një ndeshje të mirë dhe kemi vazhdimësi. T’i gëzohemi këtij momenti, por duhet të përgatitemi edhe për ndeshjet e ardhshme”, shtoi sulmuesi.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *