Home / Sport / Ditëlindja e FSHF-së, festë dhe të ftuar specialë

Ditëlindja e FSHF-së, festë dhe të ftuar specialë

80-vjetori i krijimit të Federatës Shqiptare të Futbollit do të kulmojë me aktivitetet që do të zhvillohen ditën e martë, pas festimeve që prej një muaji janë shtrirë në të gjithë Shqipërinë.

Në Tiranë do të mbërrijë për të festuar bashkë me figurat e njohura të futbollit shqiptar edhe një delegacion i nivelit të lartë i UEFA-s, i kryesuar nga presidenti Mishel Platini dhe zv/Sekretari i Përgjithshëm, Theodore Theodoridis. Po kështu, do ta nderojnë këtë festë presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Angel Villar dhe përfaqësuesja e FIFA-s, Eva Pasquer.

Sipas burimeve nga FSHF, të martën në Tiranë do të jenë të pranishëm edhe Fadil Vokrri, presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, Dejan Saviçeviç, presidenti i Federatës së Malit të Zi, kreu i futbollit rumun, ai të Zvicrës, Qipros, Estonisë, Lituanisë, Turqisë, Greqisë, Maqedonisë dhe Ukrainës.

Federata ka vendosur që të organizojë një aktivitet të rëndësishëm, ku përfshihet promovimi i futbollit të fëmijëve, takimet disapalëshe dhe një mbrëmje gala. Aktivitetet për 80-vjetorin e krijimit të FSHF-së do të kenë një axhendë mjaft të ngjeshur, prej momentit kur delegacionet do të zbresin në aeroportin Rinasit në orën 13:00.

Përfaqësuesit e delegacioneve do të jenë të pranishëm në përurimin e një fushe me bar sintetik në kompleksin “Skënder Halili” në orën 14:00, së bashku me drejtuesit e FSHF-së. Menjëherë pas përurimit, sipas federatës, drejtesit më të lartë të UEFA-s pritet të zhvillojnë takime me përfaqësues të qeverisë, ku pritet të diskutohen detajet e fundit lidhur me planet për rikonstruksionin e stadiumit “Qemal Stafa” dhe shndërrmin e tij në një impiant modern.

Në orën 16:30 do të zhvillohet mbledhja solemne në Hotel “Tirana International”, ndërsa në mbrëmje në Pallatin e Brigadave do të zhvillohet darka Jubilare, ku presidenti Bamir Topi pritet të dekorojë presidentin UEFA-s, Mishel Platini.

Axhenda e aktiviteteve me rastin e 80 vjetorit të FSHF-së:
13:00 Mbërritja e delegacioneve në Rinas;
14:00-15:00 Ceremonia e përurimit të fushave në kompleksin “Skënder Halili”;
15:00-16:00 Takime zyrtare me drejtues të qeverisë;
16:30 -18:00 Mbledhje solemne në “Hotel Tirana”;
19:30 Darka Jubilare në Pallatin e Brigadave

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *