Home / Lajme / Maqedoni / Dosjet; pamflete të pavlefshme thotë Ali Ahmeti

Dosjet; pamflete të pavlefshme thotë Ali Ahmeti

28 tetor-
Tani më lejoni të jap një përgjigje në mënyrë alegorike: Shqiptarët janë populli me më fat në rajon se UDBA ka krijuar UCK-në në Kosovë dhe Maqedoni, ka mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe barabarësinë e shqiptarëve në Maqedoni “ – ka përfunduar Ahmeti.

Kreu i BDI Ali Ahmeti për Evropën e Lirë në gjuhën maqedone u ka kërkuar qytetarëve qytetarëve të jenë të moderuar dhe gjakftohtë, në lidhje me dosjet e publikuara ditëve të fundit, që sipas tij duhet ti shqetësojë më shume institucionet përkatëse.

“ Mendoj se gjithe kjo histori dhe histeri që ndodhë do të ketë fund. Mendoj se institucionet e shtetit duhet të tregohen të shqetësuara për këto pamflete të pavlera që shpërndahen në publik.

Ne jemi të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm për gjithë këtë situatë që u krijua.

Pikë së pari nuk duam të jemi nxitës të konfrotimit mes njerëzve. U apeloj të gjithe qytetarëve për gjakftohtësi dhe maturi ndërsa ekspertët dhe institucionet të zbardhin të vërtetën.

Tani më lejoni të jap një përgjigje në mënyrë alegorike: Shqiptarët janë populli me më fat në rajon se UDBA ka krijuar UCK-në në Kosovë dhe Maqedoni, ka mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe barabarësinë e shqiptarëve në Maqedoni “ – ka përfunduar Ahmeti.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *