Home / Lajme / Maqedoni / Dosjet:Perplasen Thaçi e Ahmeti

Dosjet:Perplasen Thaçi e Ahmeti

28 tetor-
Po të ju intereson qëndrimi im se a janë të vërteta ose jo, topi si lëvizë për shkak se kemi aktor të gjallë të cilët i shohin ngjarjet kur i lexojnë aty dhe i vërtetojnë.

“Nuk është e vërtet, për besë më vije shumë rëndë kur më pyesni mua, ata e dinë më mirë se unë dhe se çka kanë bërë, janë të vetëdijshëm.

Po të ju intereson qëndrimi im se a janë të vërteta ose jo, topi si lëvizë për shkak se kemi aktor të gjallë të cilët i shohin ngjarjet kur i lexojnë aty dhe i vërtetojnë.

Plotë aktor, dëshmitarë të gjallë ka të cilat i vërtetojnë ato të cilat shkruajnë aty.

Një kërcënim që e nxorën në publik që do të ndodh vrasja, gjaku, dua ti qetësojë qytetarët, shqiptarët sidomos se nuk do të ndodh asgjë, vetëm ata duhet të ikin sa më shpejtë, të shkojnë prej nga kanë ardh, nuk do të ndodhë asnjë tmerr pasi ata janë të vdekur, politikisht dhe kombëtarisht janë të vdekur”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
Dosjet e dorëzuara në komisionin për Lustrim dhe ajo e fundit e publikuar në gazetën ‘Dnevenik’ nuk janë asgjë tjetër, pos paçavure. Kështu komentoi situatën e fundit me dosjet, kreu i BDI-së Ali Ahmeti në një prononcim për radion “Evropa e Lirë” duke kërkuar nga institucionet angazhim serioz në zbardhjen e së vërtetës. Ahmeti i fton shqiptarët të jenë gjakftohtë ndaj kësaj situate për të shmangur konfrontimin mes tyre.
“Tani unë mendoj se e gjithë kjo histori dhe “histeri” që po ndodh do të ketë edhe një fund. Mendoj se institucionet e shtetit duhet të brengosen për këto paçavure që po shpërndahen . Njëherit presim nga të gjitha institucionet e shtetit si dhe specialist të fushave të ndryshme që përfundimisht të zbardhet e vërteta. Tani më lejoni të përgjigjem me pak alegori, “mbase shqiptarët kishin qenë populli më fatlum në rajonin e Ballkanit pasi vet UDB ua kishte krijuar forcat e tyre të UÇK për pavarësinë e Kosovës dhe luftën për barazinë e shqiptarëve të Maqedonisë”, deklaroi Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *