Home / Lajme / Maqedoni / Dy projekte për edukim të fëmijëve

Dy projekte për edukim të fëmijëve

19 tetor
Zyrtarët e policisë të SBP-së në Tetovë, në trajnime të veçanta në shkolla, për së afërmi i njoftojnë nxënësit e klasës së tetë si nxënës të ardhshëm në shkolla të mesme, me format dhe mënyrat më efikase për prevenetivë nga keqpërdorimet nga droga dhe si ti njohin mënyrat e zhytjes në tregti me fëmijë në atë mënyrë që ata të qëndrojnë larg këtyre”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga SPB-ja e Tetovës.

Zyra për preventivë pranë Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë në bashkëpunim me OSBE-në dhe Ministrinë e Punëve të Brendëshme, këtyre ditëve ka filluar të realizojë dy projekte edhe atë “Thuaj Jo Drogës”, dhe “hapi sytë” me të cilët do të përfshihen të gjithë filloristët e rajonit të Pollogut.

Në kuadër të këtij projekti të cilët do të zhvillohen paralelisht, kurse janë mbajtur ligjëratat e para educative në shkollat e Shipkovicës, Brodecit, Sellcës, Vicës dhe disa tjera në Tetovë, ndërsa këtë jkavë do të fillojnë edhe në shkollat e Gostivarit.

“Zyrtarët e policisë të SBP-së në Tetovë, në trajnime të veçanta në shkolla, për së afërmi i njoftojnë nxënësit e klasës së tetë si nxënës të ardhshëm në shkolla të mesme, me format dhe mënyrat më efikase për prevenetivë nga keqpërdorimet nga droga dhe si ti njohin mënyrat e zhytjes në tregti me fëmijë në atë mënyrë që ata të qëndrojnë larg këtyre”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga SPB-ja e Tetovës.

Këto projekte pritet që të përfundojnë gjatë muajit të ardhshëm. “Ndryshe, përveç ligjëratave, në shkollat distribuohen edhe material propagandistic në gjuhën shqipe dhe maqedonase, ndërsa gjatë ditëve të ardhshme do të mbahen edhe mbledhje me qytetarë.
Në koordinim me pushtetet lokale të cilët që nga fillimi kanë treguar gatishmëri të bashkëpunojnë në këto projekte, janë të parapara edhe takime me prindër ndërsa në fund do të ketë edhe një ekspozitë që do të përgatitet nga vetë nxënësit.

Pikturat më të mira do të shpërblehen. Qëllimi i këtyre projekteve është që të ngritet vetëdija për preventivë tek filloristët, që të mos bien pre e përdorimit të drogës dhe të vetëmbrohen nga tregëtia me fëmijë”, thuhet në një njoftim të lëshuar nga SPB-ja e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *