Home / Lajme / Maqedoni / Dy tentime për vjedhje të pasuksesshme

Dy tentime për vjedhje të pasuksesshme

19 tetor-
Në spitalin e përgjitshëm në Gostivar, në repartin e emergjencës mbrëmë rreth orës 19.00 është sjellur 15 vjecarja, nxënëse nga Dibra, e cila shkollohet në një shkollë të mesme në Gostivar, ndrësa më herët ka konsumuar sasi të madhe të leksiliumeve. Sipas rrëfimit të vajzës, arsyeja për marrjen e këtyre tabletave kanë qenë problemet në shkollë. Pas marrjes së ndihmës së parë, ajo është lëshuar në kurim shtëpiak.

Dje rreth orës 16 e 30 minuta, person i panjohur ka hy në barnatoren Madikament, në rrugën në rrugën Dimo Gavrovski në Tetovë, pronë e 36 vjecarit LL.E dhe nga i punësuari L.E, ndryshe vëlla e pronarit, ka kërkuar disa barna. Pasi i janë sjellur barnat, personi nga çanta e tij ka nxjerrë një pistoletë dhe nga punëtori përveç barnave ka kërkuar edhe paratë. Por kur punëtori i ka thënë se ka shumë pak para, I panjohuri është larguar në drejtim të rrugës 29 nëntori”, njoftoi policia e Tetovës. Pak më pas rasti në fjalë është paraqitur në polici e cila punon në kapjen e autorit të kësaj vepre.

68 vjecari H.H nga fshati Banjicë e Poshtme, ka njoftuar policinë se dje rreth orës 6, persona të panjohur dhe të maskuar përmes derës e cila nuk ka qenë e mbyllur, kanë hy në shtëpiën e tij dhe kanë tentuar që të rahin atë dhe të lidhin bashkëshorten e tij. Por, gruaja ka kundërshtuar dhe ka filluar të thërret ndihmë. Hajnat e maskuar të friëksuar se do të zbulohen, e kanë goditur në kokë dhe mënjëherë janë larguar pa marrë asgjë, njofton sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë.

Në spitalin e përgjitshëm në Gostivar, në repartin e emergjencës mbrëmë rreth orës 19.00 është sjellur 15 vjecarja, nxënëse nga Dibra, e cila shkollohet në një shkollë të mesme në Gostivar, ndrësa më herët ka konsumuar sasi të madhe të leksiliumeve. Sipas rrëfimit të vajzës, arsyeja për marrjen e këtyre tabletave kanë qenë problemet në shkollë. Pas marrjes së ndihmës së parë, ajo është lëshuar në kurim shtëpiak.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *