Home / Lajme / Maqedoni / Dyshtetësia mban peng qindra qytetarë shqiptarë në kufirin me Kosovën

Dyshtetësia mban peng qindra qytetarë shqiptarë në kufirin me Kosovën

21 tetor-
Sulejman Bajrami, nga fshati Novo Sellë, pohon se tani më vite me radhë ka një shitore në Kosovë, me të cilën siguron mbijetesën e familjes këtu në Maqedoni. Ai thotë se këtë fat e kanë dhe rreth 80 veta të tjerë, numri i të cilëve dita ditës ritet, të cilëve nuk u lejohet hyrja në Maqedoni.

Me dhjetëra vetura me targa të Kosovës pronë e qytetarëve të Maqedonisë, qëndrojnë të parkuara në vendkalimin kufitar mes Maqedonisë dhe Kosovës në Jazhincë .

Kjo për shkak se autoritetet e Maqedonisë, nuk u lejojnë atyre që të hyjnë në Maqedoni. Qytetarët e Maqedonisë, të cilët posedojnë edhe dokumente të Kosoëvës janë të shqetësuar për shkak të kësaj që ndodh pasi që në ditë paguajnë për qëndrim të veturës në parkingun në kufi.

Kjo nuk është e tëra, pasi që ato, për të arritur në shtëpi duhet të udhëtojnë me taksi apo me autobus.

Sulejman Bajrami, nga fshati Novo Sellë, pohon se tani më vite me radhë ka një shitore në Kosovë, me të cilën siguron mbijetesën e familjes këtu në Maqedoni. Ai thotë se këtë fat e kanë dhe rreth 80 veta të tjerë, numri i të cilëve dita ditës ritet, të cilëve nuk u lejohet hyrja në Maqedoni.

Burime të besueshme por jo zyrtare kanë bërë të ditur se ligji që ka hy në fuqi para një muaji, nuk është i precizuar. “Personi i cili psoedon leje qëndrimi në Kosovë dhe ka pasaportë të Kosovës, por është qytetar i Maqedonisë dhe ka pasaportë të Maqedonisë, duhet që të hjek dorë me vërtetim nga nënshtetësia e Maqedonisë, e më pas t`i lejohet hyrja në vendlindje. Kohëve të fundit është krijuar kaos në këtë drejtim.

Pasi që vetë ligji nuk është i precizuar si duhet dhe kemi një situatë ku vetyra të shumta kthehen dhe nuk lejohen në vend”, thonë burimet tona në vendkalimin kufitar Jazhincë.

Katrahura e personave me dy leje qëndrimi nuk përfundon këtu dhe nuk është vetëm me Kosovën, por shkaku i mangësive të shumta në ligj, ky vendim do të rrëndojë edhe më shumë situatën me mërgimtarët shqiptarë në Evropë e gjetiu. “I njejti ligj vlen për të gjithë.

Pra, problemi me personat që kanë dy nënshtetësi të Maqedonisë dhe të Kosovës, do të duket minor në krahasim me problemin i cili na pret gjatë dimrit apo gjatë verës kur edhe është vala e madhe e kthimit të mërgimtarëve shqiptarë, të cilët posedojnë vetura me targa të shteteve ku jetojnë përkohësisht por kanë nënshtetësi të atjeshme

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *