Home / Sport / Edhe Barcelona do Pastoren, gati 40 milionë Palermos

Edhe Barcelona do Pastoren, gati 40 milionë Palermos

Për talentin argjentinas të Palermos, Havier Pastore, janë gati të shpenzojnë një pjesë e mirë e klubeve të mëdha të Evropës. Së fundi edhe Barcelona.

Mediat italiane shkruajnë sot se klubi katalanas është gati t’i ofrojë Palermos plot 40 mlionë euro për të siguruar shërbimet e fantazistit 21-vjeçar, të cilin janë të shumtë ata që e konsiderojnë futbollistin më të mirë të Serisë A.

Presidenti i Palermos, Mauricio Zamparini, synon që në sezonet e ardhshme të ndërtojë një skuadër pretendente për titullin kampion, por për ta bërë këtë duhen para. Prandaj, në rast të një oferte të rëndësishme, mund të jetë i detyruar ta shesë xhevahirin e tij për t’u mbështetur te slloveni Josip Iliçiç. Por edhe 22 vjeçari ka deklaruar se ëndërron të luajë përkrah Mesit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *