Home / Lajme / Maqedoni / Ekspozitë individuale e Ardiana Shasivarit

Ekspozitë individuale e Ardiana Shasivarit

2 tetor-
5 punimet e saja për disa ditë me radhë do të qëndrojnë në këtë galeri për vizitorët. Vetë autorja Ardiana, shprehet se pikturat që ka sjell në Tetovë, kanë të bëjnë me përjetimet e saja gjatë qëndrimit në Zelandën e Re dhe për fluturat ekzotike të quajtura flutura mbretërore që sipas autpres, simbolizojnë jetën, ekzistencën, por edhe harmoninë, dashurinë dhe të bukurën.

Fluturat mbretërore. Kështu titullohen pikturat e krijueses Ardiana Shasivarit, e cila mbrëmë në galerinë e Arteve Pamore në Tetovë, ka hapur ekspozitën e saj personale, pas suksesit që pati në Shkup kjo ekspozitë.
25 punimet e saja për disa ditë me radhë do të qëndrojnë në këtë galeri për vizitorët. Vetë autorja Ardiana, shprehet se pikturat që ka sjell në Tetovë, kanë të bëjnë me përjetimet e saja gjatë qëndrimit në Zelandën e Re dhe për fluturat ekzotike të quajtura flutura mbretërore që sipas autpres, simbolizojnë jetën, ekzistencën, por edhe harmoninë, dashurinë dhe të bukurën.

Ndërkaq, piktori tetovar, nevzat Bejtuli –Kica, u shpreh se kjo ekspozitë është vetëm një fillim I vendosjes së bahskëpunimit në trekëndëshin Prishtinë, Tiranë, Tetovë.
Sipas tij, kjo është dëshmi se përmes artit shqiptarët mund të bashkohen mes veti.

Në të vërtetë pikturat e Ardianës, janë fragmente peisazhiste, me të cilat na bën me dije se natyrën e konsideron si burim organik të të gjitha gurrave të jetës dhe krahas fluturave Ardiana pikturon edhe peisazhet, u tha gjatë ekspozitës së mbrëmshme. Ekspozita individuale epiktores kosovare, është edhe një dëshmi se krijimtaria jonë pikturale, po begatohet vazhdimisht me sensibilitete të veçanta krijuese.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *