Home / Sport / Euro 2012, në fundjavë gjithë Evropa në fushë

Euro 2012, në fundjavë gjithë Evropa në fushë

Kjo fundjavë do të zbresë në fushë ekipet më të mëdha kombëtare të Evropës, në tentativën e tyre për të siguruar një vend në fazën finale të Europianit 2012. Në 9 grupit eliminatore do të luhen 23 ndeshje, ku sfida më e “nxehtë” paraqitet ajo e grupit A mes Gjermanisë dhe Turqisë.

Skuadra e Joakim Lëv ka humbur një lider si Shvajnstajger, ndërsa shpresat në mesfushë janë te Khedira dhe Ozil të Realit të Madridit. Në krahun tjetër, skuadra e drejtuar nga Gus Hidink është si të luajë në shtëpi, duke parë komunitetin e madh turk që jeton në Gjermani. Arda Turan është futbollisti i momentit në kombëtaren turke, ndërsa një tjetër lojtar i rrezikshëm mbetet Hamit Altintop i Bajernit të Mynihut.
Ndërkohë, një sfidë kyçe në grupin B është ajo mes Irlandës dhe Rusisë në Dublin. Skuadra e Trapatonit është shumë kompakte, por kombëtarja ruse është një kundërshtar aspak komod. Emra si Arshavin, Zhirkov, Xhagoev apo Bistrov, janë të vështirë për këdo. Në grupin C, një sfidë interesante është ajo mes Irlandës së Veriut dhe Italisë, që vjen vetëm pak ditë pas atentateve me bomba në Belfast. Ndërkohë, një sfidë tepër delikate është ajo e grupit F mes Izraelit dhe Kroacisë.
Në grupin G ndërkohë, Anglia e ka pushim, ndërsa Mali i Zi pret Zvicrën. Pas Gjermani-Turqi, ndeshja më e fortë e kësaj të premteje, pritet të jetë ajo mes Portugalisë dhe Danimarkës. Luzitanët vijnë me trajnerin e ri Paulo Bento, por edhe me vetëm 1 pikë në renditjen e grupit G.

8-9 TETOR
Grupi A
Kazakistan-Belgjikë
Austri-Azerbaxhan
Gjermani-Turqi
Grupi B
Armeni-Sllovaki
Andorrë-Maqedoni
Irlandë-Rusi
Grupi C
Serbi-Estoni
Irlandë V.-Itali
Slloveni-It.Faroe
Grupi D
Shqipëri-Bosnje
Luksemburg-Bjellorusi
Francë-Rumani
Grupi E
Hungari-San Marino
Moldavi-Holandë
Grupi F
Gjeorgji-Maltë
Greqi-Letoni
Izrael-Kroaci
Grupi G
Uells-Bullgari
Mali Zi-Zvicër
Grupi H
Qipro-Norvegji
Portugali-Danimarkë
Grupi I
Çeki-Skoci
Spanjë-Lituani

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *