Home / Sport / Euro 2012, UEFA shpall kalendarin e ndeshjeve

Euro 2012, UEFA shpall kalendarin e ndeshjeve

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka publikuar sot kalendarin e ndeshjeve të kampionatit Evropian që do të zhvillohet prej 8 qershorit deri në 1 korrik në Poloni dhe Ukrainë.

Në Poloni, Vroklavi dhe Pozhnani do të presin nga tre ndeshje në grup, ndërkohë që në Gdansk do të luhen tre ndeshje grupi dhe një çerekfinale. Në kryeqytetin Varshavë do të zhvillohen tre takime në grupe, përfshirë atë të hapjes në grupin A, një çerekfinale dhe një gjysmëfinale. Kombëtarja e njërit prej vendeve organizatore, Polonia, do ta luajë ndeshjen e dytë të grupit në Varshavë, kurse të tretën në Vroklav.

Në Ukrainë, Kharkivi dhe Lvivi do të presë tre ndeshje të fazës në grupe, ndërkohë që Donjetsku, përveç tre takimeve në grupe, do të jetë mikpritës i një çerekfinaleje dhe një gjysmëfinaleje. Kryeqyteti Kiev, përveç tre përballjeve të grupeve, do të presë edhe një çerekfinale si dhe finalen. Ukraina do ta luajë ndeshjen e parë në kryeqytet, kurse dy të tjerat në Donjetsk.

Në mbledhjen e sotme të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Minsk të Bjellorusisë u vendos gjithashtu që duke filluar nga sezoni 2012/2013 e për tre vite rresht, fituesit e kupave në gjashtë kampionatet më të rëndësishme do të luajnë direkt në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *