Home / Lajme / Maqedoni / Familja Gërvalla e interesuar të dijë për dosjet

Familja Gërvalla e interesuar të dijë për dosjet

21 tetor-
Për mua është një punë e re”, tha Hisen Gërvalla, në pres konferencën për gazetarë. Në pyetjet e gazetarëve, për reagimin e fondacionit Gërvalla, ai, u shpreh se askush nuk ka asnjë informacion në lidhje me këtë çështje. “Asgjë nuk e di, sinqerisht po ju them se askush asnjë telefon nuk më ka bërë me më njoftuar. As fondacioni nuk di asgjë.Pas 30 vitesh dëgjoj nga ju për këtë çështje, dhe pasi ti mar informatat, atëherë le të dijë e gjithë bota shqiptare dhe bota se për çka bëhet fjalë”, deklaroi ai

Familja e heronjëve shqiptarë Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, është e befasuar me debatin i cili kohëve të fundit është top temë në Maqedoni lidhur me dosjet, ku dyshohet se tre funskionarë të BDI-së kanë bashkëvepruar në shërbimin sekret jugosllav, por ato janë të interesuar më shumë të dijnë për këtë çështje. Hisen Gërvalla, vëllau i Jusufit dhe Bardhoshit, sot ka qëndruar në Tetovë, me ç`rast ka realizuar një takim me liderin e Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi.Gërvalla, para mediave është prezantuar si këshilltarë i lartë për çështje nacionale i Ramush Haradinajt, kurse në fokus të diskutimeve kanë qenë tema të ndryshme në nivel kombëtar. I pyetur për temën aktuale lidhur me dosjet, Gërvalla, shprehet se nuk ka njohuri.”
“Kjo është gjë e re për mua.Është dicka e re që unë nuk e di. Kam dëshirë me ju pyet juve por jo këtu për atë se çka flitet. Më intereson shumë. Si familje si vëlla i tij më intereson shumë. Nuk jam i njoftuar nga askush, nuk kam lexuar asgjë, as kam dëgjuar askund në lajme.

Për mua është një punë e re”, tha Hisen Gërvalla, në pres konferencën për gazetarë. Në pyetjet e gazetarëve, për reagimin e fondacionit Gërvalla, ai, u shpreh se askush nuk ka asnjë informacion në lidhje me këtë çështje. “Asgjë nuk e di, sinqerisht po ju them se askush asnjë telefon nuk më ka bërë me më njoftuar. As fondacioni nuk di asgjë.Pas 30 vitesh dëgjoj nga ju për këtë çështje, dhe pasi ti mar informatat, atëherë le të dijë e gjithë bota shqiptare dhe bota se për çka bëhet fjalë”, deklaroi ai.Familjari i vëllezërve Gërvalla, tha se këtë vizitë e realizon në nivel të këshilltarit për çështje nacionale të Haradinajt, ndërsa temë e bisedimeve kanë qenë aspektet politike në përgjitësi për kombin shqiptar.

Lideri I PDSH-së, tha se e ka njoftuar Hisen Gërvallën, me situatën aktuale në vend.

“Sot jo vetëm që kisha kënaqësi por kisha edhe nderë të takojë Hisen Gërvalla, i cili është këshilltar për çështje nacionale i zotit Haradinaj. Shprehëm interesim për çështjet e brendëshme politike të shqiptarëve këtu në Maqedoni, edhe për çështje tjera. Unë gjeta mundësinë që t`ju uroj suksese të mëtutjeshme. Situata si zhvillohet shkon drejt asaj të realizimit të interesit jetik të shqiptarëve drejt civilizimit perendimor Nato dhe Unioni Evropian”, tha Thaçi.

Ndërkohë që Thaçi, nga ana e tij tha se, për çështjen e dosjeve pyetje është mirë të bëhet në vend tjetër. “Ne kishim një bisedë të gjatë për çështje politike dhe probleme politike. Mendoj se për këso tema, me mirë dhe më saktësisht është që pyetje të kësaj natyre të parashtrohen në vende tjera”, tha Thaçi.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *