Home / Lajme / Maqedoni / Fenomeni:Banja e Tetovës nuk pranon të futet nën rrethoj

Fenomeni:Banja e Tetovës nuk pranon të futet nën rrethoj

4 tetor-
Problemi i vetëm i saj është pamundësia e ndërtimit të një objekti të saj rrethues, që e njëjta të mund të shfrytëzohet edhe gjatë sezonit të dimrit. Dëshmitarët tregojnë se banja disa herë është tentuar që të futet brenda objektit, por çuditërisht, nga dridhjet e shkaktuara gjatë punimeve, zhduket uji dhe fillon të burojë diku tjetër.

Banja e Tetovës është nga më të njohurat e rajonit për nga vetitë e saj shëruese termo-minerale.

Problemi i vetëm i saj është pamundësia e ndërtimit të një objekti të saj rrethues, që e njëjta të mund të shfrytëzohet edhe gjatë sezonit të dimrit. Dëshmitarët tregojnë se banja disa herë është tentuar që të futet brenda objektit, por çuditërisht, nga dridhjet e shkaktuara gjatë punimeve, zhduket uji dhe fillon të burojë diku tjetër.
“E mbaj mend herët i vogël isha, ka qenë japia këtu edhe atëherë e kanë prishur se u mbytën dy-tre vetë.Kjo lëvizën prej këtu humbet del tjetërkund, mirëpo problemi më i madh është se ka njerëz që e rregullojnë, por kur vijnë vërshimet e shkatërrojnë.
Më përpara e kanë betonuar këtë e kanë mbuluar prej këtu dalë më poshtë uji nuk zë vend kur e punojnë ecën, tjetërkund shkon. Para 20-30 vitesh kjo ka qenë e betonuar, e mbuluar por prej këtu ka dalë tjetërkund dhe i kanë hequr betonet”.

Këto pak mure dhe ndërtimet të hekurta që mundë të shihen në banjën e Tetovës, janë vetëm disa nga gjurmët që kanë ngelur sot e 60 vite më parë kur ka filluar të ndërtohet objekti për ta future nën korniza këtë banjë apo këtë ujë shërues, megjithatë menjëherë pas përfundimit të objektit kanë ardhur në përfundim se me të future nën korniza ujin i njëjti zhduket dhe del në një vend tjetër”thotw njw qytetar i Tetovws.Ndryshe, Banja e Tetovës është e ndarë në dy pjesë, për femrat dhe për meshkujt.
Për ta vizituar atë, shpesh rekomandojnë edhe mjekët. Dëshmi për këtë janë vizitorët e shumtë, të cilët kërkojnë dhe gjejnë shërim nga ky ujë termo-mineral.“Sot e dyta ditë që vij por kam përmirësim për dy ditë, gjynjtë më dhëmbin por kam fjetur më mirë.
Po ndihmon pak për këmbët, krahët më ka thënë mjeku që mundi të shkosh ti mbash këmbët në ujë, po isha te mjeku në Tetovë dhe më tha mund të shkosh.Këtu kur vij kjo mi ndal dhimbjet e këmbëve dhe lëkurën, shumë më ndihmon kam qenë çdo kund ama si kjo s’ka”, shton njw tjetwr qytetar qw e takuam nw banjat e qytetit.
Ndërtimi i objektit të banjës së Tetovës do të kishte zgjedhur një hall shumë të madh të nevojtarëve, por ndonjëherë edhe ligjet e natyrës pamundësojnë një gjë të tillë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *