Home / Sport / FFM NDËSHKON SHKËNDIJËN, JO TIFOZË NË TRANSFERTË

FFM NDËSHKON SHKËNDIJËN, JO TIFOZË NË TRANSFERTË

Shkëndija në të ardhmen si mysafir nuk do të ketë të drjetë të organizojë udhëtimin e tifozëve, ndërsa përveç kësaj pritet edhe dënim në të holla, si rezultat i dëmeve të shkaktuara në stadium në ndeshjen me të shtunës me Napredokun.

Komiteti për urgjencë pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë ka sjellë vendim me të cilin tifozëve të Shkëndijës u ndalohet pjesëmarja e organizuar në ndeshjet të cilat skuadra tetovare do t’i luajë në teren mysafir. Vendimi do të vlejë deri në fund të sezonit 2010/2011, ndërsa vjen pas ngjarjeve në takimin e të shtunës Napredok-Shkëndija, kur tifozët e skuadrës mysafire hoqën flamurin e Maqedonisë, ndërsa në vend të tij vendosën flamurin kombëtar shqipëtar. Ngjarja ndodhi kur skuadrat ishin në pushim, ndërsa për këtë shkak pjesa e dytë filloi me vonesë prej 40-të minutave, pasi vendasit refuzuan të luajnë, deri sa flamuri i Maqedonisë u kthye në vendin tij. Përveç ndalesës së tifozëve në udhëtimet e Shkëndijës, pritet që komisioni disiplinor pranë FFM-së të ndëshkojë ekipin tetovar edhe në shumë të caktuar në të holla, për shkak të ulëseve të thyera nga ana e tifozëve të skuadrës mysafire.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *