Home / Lajme / Maqedoni / FNDLNJ:Në rastin Llalla janë shkelur të drejtat e njeriut

FNDLNJ:Në rastin Llalla janë shkelur të drejtat e njeriut

7 tetor-
Ne, si një Organizatë Ndërkombëtare që mbrojmë të drejtat dhe liritë e njeriut e vlerësojmë vendimin e MPB si të pa drejtë ku janë shkelur të drejtat e njeriut me ligjet ndërkombëtare dhe kombëtare. Është për të ardhur keq që Republika e Maqedonisë e cila pretendon për tu anëtarësua në BE, në një Evropë pa kufi shkel me të dyja këmbët konventat e BE dhe të OKB duke nxitur ndarjet midis popujve, kombeve dhe familjeve.

Forumi Ndërkombëtar për të drejtat dhe liritë e njeriut-seksioni në Maqedoni reagon ashpër ndaj vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme në lidhje me rastin e historianit dhe publicistit Arben Llalla të cilët pasi dy herë i kanë refuzuar të drejtën e shtetësisë në bazë të martesës ditët e fundit i ka refuzuar pa të drejtë lejen e qëndrimit të përhershme.

Ne, si një Organizatë Ndërkombëtare që mbrojmë të drejtat dhe liritë e njeriut e vlerësojmë vendimin e MPB si të pa drejtë ku janë shkelur të drejtat e njeriut me ligjet ndërkombëtare dhe kombëtare. Është për të ardhur keq që Republika e Maqedonisë e cila pretendon për tu anëtarësua në BE, në një Evropë pa kufi shkel me të dyja këmbët konventat e BE dhe të OKB duke nxitur ndarjet midis popujve, kombeve dhe familjeve.

Kur në të njëjtën kohë e gjithë bota punon për ligje sa më demokratike për bashkimin familjar dhe harmoninë e popujve.

Forumi Ndërkombëtar për të drejtat dhe liritë e njeriut-seksioni në Maqedoni i bën thirrje Avokatit të Popullit, Organizatës së OSBE dhe Helsinkit të ndjekin rastin në fjalë sepse kemi të bëjmë me shkelje flagrante dhe shfaqen e ndjenjave raciste në MBP e Maqedonisë ku bëhen dallime raciale dhe fetare në dhënien e shtetësive dhe lejeve të qëndrimit të përhershme në bazë të krijimit dhe bashkimit familjar.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *