Home / Sport / FUTSALL: SHKËNDIJA DEKLASOI AGLOMAK-u

FUTSALL: SHKËNDIJA DEKLASOI AGLOMAK-u

KFV Shkëndija vazhdon me paraqitjet e suksesshme në Ligën e Parë të Maqedonisë në futboll të vogël, kur në kuadër të grupit B të dielën regjistroi suksesin e rradhës, duke e mundur në teren vendas ekipin Aglomak nga Sveti Nikola, me rezultatin e lartë 10:4.

“Kuq e zinjtë” në këtë takim për herë të parë u paraqitën në palestërn sportive pranë shkollës së mesme të mjekësisë, kur para një numri të madh të shikuesëve futbollistët e Shkënidjës gjatë gjithë takimit ishin dominues, duke shkatëruar plotësisht kundërshtarin. Xhelili ishte autor i tre golave për ekipin e Shkëndijës, Lika gjithashtu kontriboi me tre gola, ndërsa nga një shënuan Kasami, Ibrahimi, Besimi dhe Alili. Me këtë fitore skuadra e Shkëndijës është njgitur në pozitën e katërt në renditjen tabelare dhe shpreson që deri në fund të kampionatit të gjendet në mesin e skuadrave që synojnë kreun e tabelës.
“ Jemi shumë të kënaqur me paraqitjen dhe fitoren ndaj ekipit Agromalk. Djelmoshat treguan lojë të mrekullueshme duke i shkaktuar kundërshtarit disfatë të thellë. Mendoj se kemi hyrë në seri pozitive, në tre ndeshjet e fundit kemi regjistruar dy fitore dhe një barazim dhe ky fakt na bën optimist se në të ardhmen do të sjellim edhe të tjera rezultate pozitive për tu gjendur në kreun e tabelës. Dua të cek se qyteti i Tetovës edhe kësaj rradhe shkëlqen në futboll, pasi përpos futbollit të madh, tani emri ‘Shkëndijë’ mund të krenohemi edhe në futboll të vogël”, – deklaroi për “Koha”-n, pronari i KFV Shkëndija, Ajetali Dervishi, Tushi.
Ekipi i futsallit të Shkëndijës në kuadër të javës së ardhshme do të luajë në cilësi të mysafirit me skuadrën e Velesit nga i njëjti qytet, dhe sipas informative që vijnë nga tabori ‘kuq e zi’, pritet që Shkëndija të regjistrojë suksesin e rradhës.

Rezultatet:

Grupi B:
Hedi’s – Ohrid 1921 5-3
Kumanova 1903 – Velesi 2-2
Shkëndija Tetovë – Algomak Sveti Nikole 10-4
Bixho Kumanovë – Vineam Vinicë 3-3

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *