Home / Sport / FUTSALL:SHKËNDIJA FITON NË KUMANOVË

FUTSALL:SHKËNDIJA FITON NË KUMANOVË

Liga e Parë Profesionale në futsall, xhiroja e 3-të

Skuadra tetovare e futbollit të vogël Shkëndija të dielën në kuadër të javës së 3-të të Ligës së Parë Profesionale të Maqedonsië, shënoi fitore me rezultat të lartë 6:2 në cilësi të mysafirit përballë skuadrës Kumanova 1903. Për Shkëndijën kjo ishte fitorja e parë në sezonin e ri, që ngrit moralin e futbollistëve, pas dy disfatave paraprake. Në përballjen e zhvilluar në Kumanovë futbollistët e KFV Shkëndija që në start bënë me dije se kërkojnë vetëm fitore, duke arritr që me paraqitje të shkëlqyeshme të deklasojnë kundërshtarin me rezultat të thellë, duke mos lejuar që në asnjë moment tu rrezikohet fitorja. Të gjithë futbollistët kishin paraqitje të shkëlqyeshme, ndërsa u dalluan golashënuesit, Lika, Fatmiri, Jusufi, Vullneti dhe Bexheti. Vlen të përmendet se në këtë përballje Futsal Klubi Shkëndija u paraqit me garderobë të re me ngjyrat ‘kuq e zi’ dhe prodhim i firmës së njohur PUMA.
“Jemi të kënaqur me lojën e treguar dhe fitoren përballë ekipit të Kumanovës. Njëkohësisht falemenderoj sponsorin gjeneral Albnor Company dhe pronarin e saj Hakiun për ndihmën që na japin gjatë gjithë kohës”, deklaroi njëri prej udhëeqësve të KFV Shkëndija, Blerim Besimi. Ndërkohë Ajetali Dervishi shtoi se KFV Shkëndija që në ndeshjen e ardhshme do të luajë në palestrën e re tek shkolla e mesme të mjeksisë në Tetovë.
“Dua të cek se ne kemi arritur marrëveshje me drejtorin e shkollës së mesme të mjeksisë pr. Halitin që ndeshjet kampionale t’i zhvillojmë në palestrën e re tek shkolla e mesme e mjeksisë në Tetovë. Njëkohësisht shfrytëzoj rastin që të ftoj publikun tetovar dhe të gjithë futbolldashësit e futbollit të vogël që në numër sa më të madh të vijnë në përkrahje të emrit të madh “Shkëndijë”, kësaj rradhe në futboll të vogël”, – tha Dervishi.

Rezultatet e javës së tretë:

Grupi A
Rojal Ilirët – Mal Ajaks 9:3,
Ilinden – Elita 9:3.
SEE Universiteti – Zhelezarec,
Crna Reka – Gemixhii 1903 5:5.

Grupi B
Bixho – Veles 4:2,
Hedis – Allgomak 9:3,
Kumanova 1903 – Shkëndija 2:6,
Ohrid 1921 – Vienam 6:12.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *