Home / Lajme / Maqedoni / Gjendet trupi i pajetë I një gruaje në lumin Vardar

Gjendet trupi i pajetë I një gruaje në lumin Vardar

21 tetor-
“ I punësuar në spitalin e Gostivarit, sot rreth 8 e 45 minuta ka vërejtur në ujrat e lumit Vardar trup njeriu, që ujrat e kishin sjellur teposhtë.Rasti është paraqitur në stacionin policor në Gostivar, me çrast më pas ekipet e zjarrfikësve në afërsi të fshatit Balindoll, afër vendit Turçan, kanë gjetur një trup të një gruaje”, njofton policia.

Një trup i panjohur i një gruaje është gjetur sot në mëngjes mbi lumin Vardar në afërsi të spitalit të Gostivarit. Policia theksoi se trupi i viktimës ishte gjetur në lum, ndërsa deri tani nuk ka informacione se bëhet fjalë për fatkeqësi apo vrasje.

Trupi i pajetë i gruas është vërejtur nga një i punësuar në spitalin e Gostivarit, me ç`rast menjëherë rastin e ka paraqitur pranë organeve të rendit. Ekipet e Ministrisë së Brendshme e kanë nxjerrë trupin e pajetë nga lumi, 500 metra më larg se ku ishte bërë identifikimi i tij.

“ I punësuar në spitalin e Gostivarit, sot rreth 8 e 45 minuta ka vërejtur në ujrat e lumit Vardar trup njeriu, që ujrat e kishin sjellur teposhtë.Rasti është paraqitur në stacionin policor në Gostivar, me çrast më pas ekipet e zjarrfikësve në afërsi të fshatit Balindoll, afër vendit Turçan, kanë gjetur një trup të një gruaje”, njofton policia.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur gjykatësi hetues dhe prokurori për të kryer ekspertizën dhe identifikimin e trupit.

Gjithashtu lexo

DAÇIÇ NE E DIMË PËR ÇFARË JENI MARRË VESH – (VIDEO)

Serbia pretendon se shërbimet e inteligjencës së Maqedonisë kanë përgjuar diplomatët e saj por edhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *