Home / Lajme / Maqedoni / Gjendje katastrofale me tekstet shkollore

Gjendje katastrofale me tekstet shkollore

13 tetor-
Tekstet mësimore për nxënësit e shqiptarë përveç lëndës gjuhë shqipe, janë përkthyer nga gjuha maqedone në gjuhën shqipe, në mënyrë joadekuate dhe jocilësore. Tekstet nga lënda njohja e mjedisit dhe gjuhës maqedone, nuk janë ato për të cilat janë përcaktuar arsimtarët. Tekstet, libri i arsimit muzikorë, arsimit figurative, njohja e mjedisit, gjeografia, matematika, historia, me mësim në gjuhën shqipe, janë kryesisht nga autor maqedonas dhe me përmbatje të kulturës maqedone”, deklaroi, Iljaz Halimi, gjatë një komunikimi me media të mërkurën në Tetovë

Urim Hasipi
Në shkollat fillore dhe të mesme të Tetovës gjendja me librat është katastrofale ndërsa një pjesë e madhe e librave janë me shumë mangësi. Duke patur parasysh situatën e krijuar, sektori për veprimtari publike në komunën e Tetovës, ka angazhuar të gjitha shkollat që të dorëzojnë raporte me gjendjen e teksteve shkollore. Sipas Iljaz Halimit, udhëheqës i këtij sektori në shkollat fillore Migjeni, Përparimi, Rilindja, Veshallë, mungojnë tekstet më mësim në gjuhën shqipe në ciklin e ulët për lëndët, gjuhë angleze, gjuhë shqipe, njohja e mjedisit, arsim muzikor, arsim figurativ, arsim fizik dhe shëndetësor, shkencat natyrore dhe gjuhë maqedone.

Ndërkaq, në shkollat fillore, Migjeni, Goce Dellçev, Përparimi, Rilindja, Skënderbeu, mungojnë tekstet më mësim në gjuhën shqipe në ciklin e lartë, për lëndët, matematikë, gjuhë maqedone, gjuhë angleze, gjeografi, kimi, biologji.

Në shkollat fillore Liria, Istigball, Migjeni, Kirili dhe Metodi, Rexhep Voka, Skënderbeu, pjesërisht mungojnë tekstet në lëndët e gjuhës angleze matematikë, histori, informatikë, arsim teknik, shkencat natyrore, shoqëri etj.”Tekstet mësimore për nxënësit e shqiptarë përveç lëndës gjuhë shqipe, janë përkthyer nga gjuha maqedone në gjuhën shqipe, në mënyrë joadekuate dhe jocilësore.

Tekstet nga lënda njohja e mjedisit dhe gjuhës maqedone, nuk janë ato për të cilat janë përcaktuar arsimtarët. Tekstet, libri i arsimit muzikorë, arsimit figurative, njohja e mjedisit, gjeografia, matematika, historia, me mësim në gjuhën shqipe, janë kryesisht nga autor maqedonas dhe me përmbatje të kulturës maqedone”, deklaroi, Iljaz Halimi, gjatë një komunikimi me media të mërkurën në Tetovë.

Sipas Halimit, teksti për lëndën Etika, për klasën e katërt, me mësim në gjuhën shqipe është nga autorë maqedonas dhe nuk ka asnjë element ose shmebull që flet për multietnicitetin, për bashkëjetesën, marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfetare, si dhe përkthimi nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe është bërë fjalë për fjale.

Ai tha se në lëndën Njohja me religjionet, nga 21 njësi mësimore në vetëm 5 prej tyre flitet për islamin, kurse tekstet e arsimit muzikor për klasat e pesta, gjashta, shtata, dhe teta, janë jot ë përshtatshme për nxënësit shqiptar dhe nuk kanë asnjë element të kulturës dhe folklorit shqiptar, nuk ka asnjë këngë me motive shqiptare, prandaj mësimdhënësit e lëndës Arsim Muzikor propozojnë tëheqjen e plotë të tyre nga përdorimi, tha Iljaz Halimi. Sipas tij, gjendja nuk është më e mirë as me librat shkollor në shkollat e mesme.

”Në shkollat e mesme me mësim në gjuhën shqipe të komunës së Tetovës, mungojnë tekstet për të gjitha lëndët dhe vitet shkollore, përveç në mësimin gjimnazor, ku mungojnë afër 15 përqind e teksteve mësimore.
Në shkollat e mesme 8 shtatori, Gjoçe Stojçevski, Mosha Pijade, dhe Nikolla Shtejn, janë distribuar tekstet shkollore vetëm për mësim në gjuhën maqedoanse ndërsa në gjuhën shqipe nuk ka asnjë tekst mësimor.

Ka mungesë të teksteve sidomos të lëndëve profesionale në të gjitha drejtimet me mësim në gjuhën shqipe. Në gjimnazin e Tetovës, libri i gjeografisë, historisë dhe gjuhës shqipe për vitin e dytë, të arsimit gjimnazor ka problem përmbajtësore dhe me përkthim mjaft të dobët, veçanërisht në librin e gjeografisë, hartat dhe toponimet janë në gjuhën maqedonase, ka të meta terminilogjike, të vendbanimeve shqiptare, kurse në librin e Historisë fare nuk përmendet historia e popullit shqiptar, teritoret, kultura, traditat, doket etj. Kërkohet tërheqja e librit të gjeografisë nga përdorimi”, tha Halimi.

Në fund ai theksoi, se nga kjo situatë e rëndë që mbizotëron me librat, kërkohet, nga MASh dhe Qeveria aktuale që të intervenojë conform vërejtjeve dhe sygjerimeve të arsimtarëve të shkollave fillore dhe të mesme.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *