Home / Sport / “Gjipspunuesit” lider pas 10-të javëve

“Gjipspunuesit” lider pas 10-të javëve

“Patjetër të jemi të kënaqur me faktin që më në fund jemi lider të renditjes. Duel shumë i vështirë me rival kualitativ. Zhvilluam një pjesë të parë të shkëlqyeshme, e cila mendoj se së bashku me pjesën e dytë të takimit me Rabotniçkin janë paraqitjet më të mira të Renovës në këtë sezon. Si do që të jetë gjërat përfunduan mirë, ne fituam takimin, dolëm në vend të parë dhe kjo në bën të ndjehemi të kënaqur”, – deklaroi shefi i stafit teknik të Renovës, Nexhat Shabani.

KF Renova pas 10-të javëve të zhvilluara në Ligën e Parë të Maqedonisë, ka marrë udhëheqjen e tabelës, duke u ngjitur aty ku u ndal në fund të sezonit të kaluar. “Gjipspunuesit” në ndeshjen e të shtunës fituan 1:0 në derbin e javës përballë Metalurgut, duke shfrytëzuar barazimin e liderit të mëparshëm Shkëndijës në duelin me Napredokun.

“Patjetër të jemi të kënaqur me faktin që më në fund jemi lider të renditjes. Në këtë periudhë jemi ballafaquar me shumë probleme të natyrave të ndryshme, prandaj jam krenar që me punë profesionale arritëm të krijojmë ekuilibër në skuadër”, – deklaroi shefi i stafit teknik të Renovës, Nexhat Shabani, i cili më pas foli edhe për takimin me Metalurgun. “Duel shumë i vështirë me rival kualitativ. Zhvilluam një pjesë të parë të shkëlqyeshme, e cila mendoj se së bashku me pjesën e dytë të takimit me Rabotniçkin janë paraqitjet më të mira të Renovës në këtë sezon. Shënuam një gol dhe mundeshim të shtojmë të paktën edhe një tjetër. Në pjesën e dytë ndoshta lodhja bëri të veten dhe Metalurgu kishte iniciativë. Megjithatë edhe kjo është pjesë e lojës, prandaj unë reagova duke orintuar skuadrën në mbrojtje dhe mesfushë të ngjeshur, ndërsa golin e dytë e kërkonim në kudnërsulme. Si do që të jetë gjërat përfunduan mirë, ne fituam takimin, dolëm në vend të parë dhe kjo në bën të ndjehemi të kënaqur”.

Numri një i pankinës së “gjipspunuesëve”, mendon se ekipi duhet të vazhdojë të punojë me përkushtim të madh, për të vazhduar serinë e rezultateve pozitive dhe për të mbetur pretendent për kreun e tabelës.

“Ne kishim krizë dhe mendoj se ajo tani i takon të së kaluarës. Në katër takimet e fundit kishim kundërshtarë të fortë dhe ne dolëm të marrim dy fitore dhe dy barazime. Tani duhet të vazhdojmë të punojmë në maksimumin e mundësive tona, pasi vetëm me punë profesionale dhe të vazhdueshme mund të mbahet kontuiniteti i ekipit. Ne synojmë të mbetemi në kreun e tabelës dhe për të bërë këtë duhet të vazhdojmë të fitojmë”, – sqaroi Shabani, i cili pret që këtë vit të zhvillohet luftë e ashpër për titullin e kampionit, gjithnjë duke u bazuar në faktin që disa skuadra gjenden në afërsi pikësh në kreun e tabelës. “Do jetë luftë e vështirë për titullin e kampionit edhe pse është herët për të folur për një gjë të tillë. Megjithatë shohim se disa skuadra tregojnë vazhdimësi dhe synojnë të gjenden në krye. Ne gjithsesi se jemi kandidat, ndërsa mendoj se konkurent do të kemi Shkëndijën, Metalurgun dhe pa përjashtuar në asnjë moment skuadrën e Rabotniçkit”, – përfundoi Nexhat Shabani.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *