Home / Lajme / Maqedoni / Gjuhën shqipe të gjithë e injorojnë

Gjuhën shqipe të gjithë e injorojnë

6 tetor-
Gjatë trajnimeve të ndryshme të këshilltarëve shpesh herë materialet nuk janë në gjuhën shqipe.Unë jam i dëshpëruar nga kjo, sepse materiali distribuohet vetëm në gjuhën maqedone dhe ne si këshilltarë të komunës së Bërvenicës do ti paraqesim vërejtjet tona që në trajnimet e ardhshme, seminare të ndryshme që materialet të distribuohen edhe në gjuhën shqipe”, tha Bajrami.

Vazhdon anashkalimi i gjuhës shqipe gjatë seminareve, trajnimeve të ndryshme që organizohen në Tetovë, edhe pse me ligj kjo është e definuar. Kështu ishte rasti gjatë ditës së hënë, kur Komiteti i Helsinkut për të drejtat e njeriut ka organizuar një trajnim në kuadër të një projekti të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale që kishte të bëjë me zhvillimin për indikatorët dhe matjen e diskriminimit në nivel lokal.

Përfaqësuesja e komitetit të helsinkut Pavlina Zefic, e pyetur për mungesën e materialeve në gjuhën shqipe, është arsyetuar me faktin se ëprkthyesi nuk ka arritur në kohë të përkthejë të njejtat.

” Përkthimet nuk janë bërë në gjuhën shqipe sepse përkthyesi nuk arriti që ti përktheje në kohë, por për këtë kemi angazhuar përkthim simultant që na ndihmoi gjatë diskutimit”, tha Zefiç.

Ndërkaq, këshilltari në komunën e Bërvenicës Bujar Bajrami është shprehur se edhe pse të gjithë thurren se gjuha shqipe ka përdorim zyrtar me ligj, megjithatë anashkalimi i saj vërehet si në organizme në nivel qendror poashtu edhe në atë lokal.

“Si në pushtetin qendror poashtu edhe në pushtetin lokal ka shkelje të procedurave ligjore të gjuhës shqipe.Thirren në atë se gjuha shqipe ka statusin e gjuhës zyrtare por megjithatë në praktikë kjo nuk është ashtu .
Gjatë trajnimeve të ndryshme të këshilltarëve shpesh herë materialet nuk janë në gjuhën shqipe.Unë jam i dëshpëruar nga kjo, sepse materiali distribuohet vetëm në gjuhën maqedone dhe ne si këshilltarë të komunës së Bërvenicës do ti paraqesim vërejtjet tona që në trajnimet e ardhshme, seminare të ndryshme që materialet të distribuohen edhe në gjuhën shqipe”, tha Bajrami.

Kohëve të fundit shumë shoqata, asociacione, institucione, gjatë organizimeve të ndryshme, materialet i shpërndajnë vetëm në gjuhën maqedonase, kurse shumica e atyre që ndjekin aktivitetet janë shqiptarë.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *