Home / Lajme / Maqedoni / Gjykata e Ohrit masë paraburgimi për dy gjuetarët shqiptarë

Gjykata e Ohrit masë paraburgimi për dy gjuetarët shqiptarë

23 tetor-
Ata u ndaluan dje nga policia kufitare në afërsi të fshatit Labunishtë, teksa kishin dalur për gjueti dhe kishin hyrë në territorin e parkut nacional të Galiçicës në territorin e Maqedonisë.

Gjykata themelore e Ohrit vendosi sot masën e paraburgimit prej tetë ditëve për dy shtetasit shqiptarë që dje u kapën në zonën kufitare të Maqedonisë, për kalim ilegal të kufirit dhe gjueti të paligjshme.

Sipas gjykatës, dy shtetasit shqiptar Iljaz Xhemollari dhe Artan Tabaku nga qyteti i Pogradecit do të qëndrojnë në burgun e Ohrit, deri në vendimin e gjykatës që pritet të miratohet gjatë dhjetë ditëve të ardhshme.

Ata u ndaluan dje nga policia kufitare në afërsi të fshatit Labunishtë, teksa kishin dalur për gjueti dhe kishin hyrë në territorin e parkut nacional të Galiçicës në territorin e Maqedonisë.

Ministria e Brendshme dje bëri të ditur se në territorin në afërsi të pikës kufitare “Shën Naumi” ishin vërejtur grupi i gjuetarëve, shtetas shqiptar, të cilët më pas ishin tërhequr në territorin e Shqipërisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *