Home / Lajme / Maqedoni / Gjykata e Strasburgut e stërngarkuar me lëndë nga Maqedonia

Gjykata e Strasburgut e stërngarkuar me lëndë nga Maqedonia

3 tetor-
“Këto shifra flasin për joefikasitet dhe për procedura të stërzgjatura të gjykimeve. Të drejtat e njeriut dhe rastet e shkeljes së tyre duhet të zgjidhen nga gjykatat vendore, duke respektuar standardet e Gjykatës Evropiane”, deklaroi Lazarova- Trajkovska.

Qytetarët e Maqedonisë i prijnë listës së kallëzimeve penale të ngritura pranë Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg.

Në këtë gjykatë janë parashtruar 1.150 kallëzime penale nga ana e qytetarëve kundër shtetit të Maqedonisë, për shkeljen e të drejtave të njeriut.

Mirjana Lazarova- Trajkovska, gjykatëse në Gjykatën e Strasburgut deklaroi se problemi i stërngarkimit të kësaj gjykate me lëndë nga Maqedonia është krijuar për shkak të joefikasitetit të gjyqësorit në vend.

“Këto shifra flasin për joefikasitet dhe për procedura të stërzgjatura të gjykimeve. Të drejtat e njeriut dhe rastet e shkeljes së tyre duhet të zgjidhen nga gjykatat vendore, duke respektuar standardet e Gjykatës Evropiane”, deklaroi Lazarova- Trajkovska.

Pranë Gjykatës në Strasburg janë të parashtruar edhe rastet e Sopotit, Brodecit, Tanushës si dhe raste të tjera, të cilët ngarkojnë ish-pjesëtarë të U]K-së.

Gjykata e të drejtave të njeriut në Strasburg lëndët gjyqësore të qytetarëve i shqyrton falas

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *