Home / Lajme / Maqedoni / Gostivar: Regjistrimi rrezikon mërgimtarët

Gostivar: Regjistrimi rrezikon mërgimtarët

23 tetor-
Nga të dhënat e komisionit të posaçëm i formuar nga Demokracia e Re për çështjen e regjistrimit, rezulton që mbi 30 për qind e popullsisë shqiptare në Maqedoni, përkohësisht ndodhet jashtë Maqedonisë. Përqindje të njëjtë dhe identike kemi edhe në territorin e gjerë të Komunës së Gostivarit.

Regjistrimi i popullsisë i caktuar në prill të 2011 rrezikon anashkalimin e numrit të madh të qytetarëve të Gostivarit që jetojnë jashtë vendit.

Qëndrimi i Demokracisë së Re, për sa i përket propozim – ligjit për regjistrimin e popullsisë, tanimë është i njohur për opinionin më të gjerë. Ne konsiderojmë se ky propozim – ligj është diskriminues për shqiptarët, me theks të veçantë, periudha kohore e cila propozohet nga ana e partive politike në pushtet, për tu kryer regjistrimi i popullsisë. Këtë qëndrim që e mban Demokracia e Re, e mbështet edhe me fakte konkrete.

Shqetësimi vjen nga dega e Demokracisë së Re në Gostivar, e cila ka shpalosur edhe shifrat e qytetarëve shqiptarë që mund të mos jenë të përfshirë në regjistrim.

Nga të dhënat e komisionit të posaçëm i formuar nga Demokracia e Re për çështjen e regjistrimit, rezulton që mbi 30 për qind e popullsisë shqiptare në Maqedoni, përkohësisht ndodhet jashtë Maqedonisë. Përqindje të njëjtë dhe identike kemi edhe në territorin e gjerë të Komunës së Gostivarit.

Sipas të dhënave të mbledhura në teren nga këshillat komunale të Demokracisë së Re në Komunën e Gostivarit si dhe atë të Vrapçishtit, rezulton që nga gjithsej 26.681 shtëpi të banuara me shqiptarë, 8.435 të jenë të mbyllura.

Edhe atë, në Komunën e Gostivarit nga gjithsej 20.374 shtëpi, 7.159 janë nën dry, kurse në Komunën e Vrapçishtit prej 6.307, 1.276 janë të mbyllura.

“Duhet potencuar se vetëm në qytetin e Gostivarit, nga gjithsej 13.400 shtëpi, 4.500 aktualisht janë të mbyllura, kurse këto familje për momentin ndodhen me qëndrim të përkohshëm jashtë shtetit. Pra nga këto të dhëna, rezulton që mbi 8 mijë familje shqiptare nga dy komunat e lartpërmendura janë në mërgim, andaj dhe konsiderojmë që propozim ligji që aktualisht propozohet nga ana e qeverisë është diskriminues për popullatën shqiptare”, theksohet në reagimin e kësaj partie, duke paralajmëruar se çdo mospërfillje e kërkesave do të pasojë me protesta masive.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *