Home / Sport / Hasani shkëlqen në fanellën e Shkëndijës

Hasani shkëlqen në fanellën e Shkëndijës

Shkëndija këtë fillim sezoni është skuadra që më së shumti ka treguar në elitën e futbollit të Maqedonisë, ndërsa ndihmë të madhe në këtë drejtim nga Ferhan Hasani. Ai është i kënaqur me ecurinë e skuadrës, ndësa shpreson që këtë vit me Shkëndijën të dalin në skenën ndërkombëtare.

Vazhdon ecuria pozitive e Shkëndijës në elitën e futbollit vendor, ku pas 9-të javëve të zhvilluara ‘kuq e zinjtë’ mbajnë pozitën e parë në renditje. Skuadra tetovare luan futboll të shkëlqyeshëm, racional, me shumë pasime, akisone të bukura, që natyrisht sjellin edhe gola. Futbolli është sport ekipor dhe padyshim se të gjithë janë meritor për sukseset, duke filluar nga kryesia, stafi teknik dhe ata që paraqiten në fushë, futbollistët. Pikërisht në këtë drejtim Shkëndija qëndron mirë, pasi është komponuar ekip cilësor dhe secili prej futbollistëve kryen detyrën e vet në mënyrën më të mirë të mundshme. Dhe padyshim se nuk është e pëlqyshme që në rrugën e sukseseve të bëjmë diferenca, pasi të gjithë janë meritorë për parqitjet e mira të Shkëndijës, mirëpo patjetër të përmendim perfomansën e shkëlqyeshme që në vazhdimsi e sjell Ferhan Hasani. Ai thuajse në të gjitha përballjet e këtij sezoni (mungoi në dy ndeshje për shkak të lëndimit) ka qenë në mensin e futbollistëve më të dalluar, duke i dhënë lojës së Shkëndijës një shtytje drejt fitoreve dhe paraqitjeve pozitive. “Të them të drejtën, patjetër të jemi të kënaqur me ecurinë e deritashme të sezonit. Arritëm që pas javës së 9-të të marrim kreun e renditjes dhe tani qëllimi i jonë është që të qëndrojmë sa më gjatë aty, nëse është e mundur deri në fund të kampionatit. Megjithatë është herët të flasim për titullin e kampionit, por e mira është se jemi duke ecur në rrugë të drejtë, për të bërë një sezon sa më pozitiv dhe qëllimi jonë është që të dalim në kupat europiane”, – deklaroi në fillim Ferhan Hasani, që në mesin e shokëve thiret me nofkën ‘Buba’. Këtë ai e bart prej moshës fëmijërore, pasi kur para disa viteve filloi të stërvitet në ekipin e fatosëve të Shkëndijës, karakterizohej me shtatin e shkurtë dhe cdo herë ishte fëmija më i ulët në ekip. Por ‘rritja’ e tij vazhdoi me një ecuri të jashtëzakonshme, duke u bërë një pjesë e rëndësishme e ekipit të parë të Shkëndijës. “Sigurisht që jam i kënaqur me ecurinë e karierës time, pasi mu dha rasti në ekipin e parë që në moshë shumë të re. Edhe këtë sezon mendoj se duhet të jem i kënaqur, por patjetër të theksoj se paraqitjet e mija të mira lidhen ngushtë me perfromansën e bashkëlojtarëve të mij, të cilët këtë sezon thjesht janë të shkëlqyeshëm edhe pse ka ende hapsirë për tu përmirësuar”, – shtoi Hasani. Paraqitjet e mira të tij nuk mbetën pa u vërejtur edhe nga seleksionuesi i përfaqësueses së shpresave të Maqedonisë, Boban Babunski, i cili kohëve të fundit gjithnjë e grumbullon atë në ekipin kombëtar. “Ftesa në përfaqësuese më bën të ndjehem krenar dhe është një satisfaksion për punën e vazhdueshme që bëj. Kohëve të fundit seleksionuesi Babunski më grumbullon dhe unë tentoj të jap më të mirën. Deri tani nuk kam patur shumë rast për të luajtur, me Greqinë u inkuadrova në pjesën e dytë, ndërsa kundër Portugalisë luajta 90-të minuta. Mendoj se mund të jap kontribut edhe për Maqedoninë dhe shpresoj që të kem sa më shumë mundësi për një gjë të tillë. Babunski më ftoi edhe tani për përballjen me Shqipërinë, por për fat të keq për shkak të një lëndimi nuk mund t’i bashkohem përfaqësueses. Më vjen keq që nuk do të mundem të luaj para publikut shqiptar, por shpresoj që ndonjë rast i tillë të më jepet në të ardhmen”, – përfundoi Ferhan Hasani, i cili nga e ejntja duhej t’i bashkohet në Ohër ekipit përfaqësues të Maqedonisë U 21, të cilët zhvillojnë përgatitjet për miqësoren me Shqipërinë. Megjithatë Hasani ka një dëmtim të natyrës më të lehtë dhe mjekët i kanë sugjeruar të pushojë 10-të ditë, duke e vënë në pikëpyetje paraqitjen e tij në takimin me Napredokun, në kuadër të javës së 10-të të Ligës së Parë të Maqedonisë në futboll. Ferhan Hasani sezonin e kaluar ishte në mesin e futbollistëve më të merituar për kualifikimin e Shkëndijës në Ligën e Parë, ndërsa në afatin kalimtar veror ishte në prova tek skuadra holandeze Herneven. Paraqitjet e mira të tij kanë zgjuar ineters të shumë skuadrave dhe sigurisht që nëse vazhdon me tempo të njëjtë, atëherë së shpejti Hasanin do ta shohim jashta kufijve të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *