Home / Lajme / Rajon / Heqja e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën më 15 dhjetor

Heqja e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën më 15 dhjetor

30 tetor-
“Në rast se Këshilli i BE-së do të miratojë vendimin më 8 nëntor, sipas Marrëveshjes së Lisbonës ky vendim duhet të vërtetohet nga Këshilli dhe Parlamenti Evropian, që pritet të ndodhë deri më 24 nëntor. Vendimi më pas publikohet në gazetën zyrtare më 14 dhjetor dhe në fuqi hyn menjëherë ditën e nesërme”, ka bërë të ditur zyrtari i lartë evropian për gazetën “Nezavisne Novine

Qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës prej 15 dhjetorit do të mund të udhëtojnë pa viza në vendet e zonës së shengenit, shkruan sot gazeta boshnjake “Nezavisne Novine”, duke u thirrur në burime diplomatike pranë Komisionit Evropian në Bruksel.

“Në rast se Këshilli i BE-së do të miratojë vendimin më 8 nëntor, sipas Marrëveshjes së Lisbonës ky vendim duhet të vërtetohet nga Këshilli dhe Parlamenti Evropian, që pritet të ndodhë deri më 24 nëntor. Vendimi më pas publikohet në gazetën zyrtare më 14 dhjetor dhe në fuqi hyn menjëherë ditën e nesërme”, ka bërë të ditur zyrtari i lartë evropian për gazetën “Nezavisne Novine”.

Sipas mediave boshnjake, një nga shqetësimet e fundit të vendeve anëtare të BE-së është vala e azilkërkuesve dhe se një shqetësim i tillë ndërlidhet edhe me heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën.

“Ne jemi të bindur se këto dy vende kanë ndërmarrë të gjitha masat që mos të ndodhë fluksi i azilkërkuesve dhe kjo na shton besimin se jemi në rrugën e duhur”, ka theksuar zyrtari evropian

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *