Home / Lajme / Rajon / Huliganët rus djegin flamurin shqiptar

Huliganët rus djegin flamurin shqiptar

22 tetor-
Huliganët rus mbrëmë në ndeshjen e Ligës Evropa, kanë djegur flamurin shqiptar duke dëshmuar kështu se ndjekin hapat e huliganëve serb të cilët në ndeshjen kualifikuese për EURO- 2012, me Italinë në Xheonva dogjën flamurin shqiptar. Djegia e flamurit shqiptar nga huliganët sllav tashmë është bërë e zakonshme, ndërkohë që institucionet ndërkombëtare sportive nuk kanë ndëshkuar autorët e këtij akti të shëmtuar.

Federata Evropiane e Futbollit UEFA, në vend që ta dënojë serbinë dhe tifozët e saj vetëm ka tërhequr vërejtjen se nëse ndodh i njëjti akt atëherë do ta dënojë me mospjesëmarrjen e tifozëve në tre takime.

Një dënim ky mjaft qesharak për futbollin evropian në kohën kur në shumë vende perëndimore dënimet për incidente në fushën e gjelbër shkojnë nga 2 deri në disa vite burg. Ndryshe ndodh kur bëhet fjalë për tifozët shqiptarë të cilët edhe pse janë më të disiplinuar vetëm për një lëvzije të pahijshme në stadium marrin dënime të rënda. Pritet tani të shohim se cili do të jetë reagimi i UEFA-s dhe i institucioneve shqiptare në lidhje me këtë akt të shëmtuar.

Në rastin e parë kur flamuri shqiptar u dogj nga huliganët sërb, reagimet e shtetit shqiptar por edhe të partive politike shqiptare në Maqedoni, Kosovë ishte shumë zbehtë.

Vetëm shoqatat joqeveritare ngritën zërin duke e dënuar këtë akt dhe kërkuan që përgjegjësit të marrin dënimin e merituar. Por jo zyrtarisht merret vesh se një gjest i djegies së flamurit mund të përsëritet edhe në ndeshjen e cila do të zhvillohet nesër në mes Crvena Zvezdës dhe Partizanit.

Media në Beograd kanë shkruar se disa grupe të tifozëve kanë marrë para nga qarqet mafioze për të krijuar incidente dhe të ndërpresin lojën.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *