Home / Lajme / Maqedoni / INA-Tetovë: Vdes fëmija 3 vjeçar nga djegia me ujë

INA-Tetovë: Vdes fëmija 3 vjeçar nga djegia me ujë

16 tetor-

Gjatë tërë kohës, gjendja shëndetësore e fëmijës ishte keqësuar, dhe të shtunën gjatë dërgimit për në spital, vajza e djegur ka ndërruar jetë. Obduksioni mjeksor ka konstatuar se vdekja e fëmijës ka pasuar pas shokut traumatic që kishte pësuar nga djegiet e trupit.

Një vajzë 3 vjeçare nga fshati Novo Sellë të Tetovës ka ndërruar jetë mbrëmë, pas djegies së trupit që kishte pësuar me ujë të ngrohtë.

Nëna e vajzës të premten kishte futur në banjo për të pastruar fëmijën e saj, mirëpo ajo nga pakujdesia kishte lëshuar mbi trupin e fëmijës ujin tejet të ngrohtë. Në raportin e policisë theksohet se nëna pa u këshilluar me mjekët, ka lyer trupin e djegur të fëmijës me vaj dhe material tjetër të panjohur, duke e mbështjellur me pëlhurë.

Gjatë tërë kohës, gjendja shëndetësore e fëmijës ishte keqësuar, dhe të shtunën gjatë dërgimit për në spital, vajza e djegur ka ndërruar jetë. Obduksioni mjeksor ka konstatuar se vdekja e fëmijës ka pasuar pas shokut traumatic që kishte pësuar nga djegiet e trupit. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *