Home / Sport / Incidentet në Xhenova, UEFA dënon Serbinë

Incidentet në Xhenova, UEFA dënon Serbinë

Komisioni Disiplinor i UEFA-s ka dhënë sot vendimin lidhur me ngjarjet e dhunshme në stadiumin e Xhenovas para dhe gjatë ndeshjes mes Italisë dhe Serbisë më 12 tetor.

Ashtu siç pritej, Italia e fiton 3-0 në tavolinë takimin, ndërkohë që Serbia do të luajë dy takime pa tifozë. Dora e hekurt e UEFA-s nuk është mjaftuar me kaq, pasi Federata Serbe e Futbollit gjobitet me 120 mijë euro dhe me pamundësinë e tifozëve serbë për të marrë bileta në stadiumet jashtë vendit.

Dënime edhe për Italinë, e cila ka marrë një gjobë prej 100 mijë eurosh, si dhe një ndeshje me dyer të mbyllura (me kusht – nëse ngjarje të ngjashme nuk përsëriten, dënimi hiqet). Sfida e kthimit Serbi-Itali më 7 tetor 2011 do të zhvillohet me dyer të hapura, pasi sipas vendimit, serbët do t’i luajnë pa tifozë përballjet me Irlandën e Veriut dhe Ishujt Faroe. Federatat përkatëse kanë tre ditë afat për të apeluar vendimin e Komisionit Disiplinor të UEFA-s.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *