Home / Sport / Interi, ekipi më i mirë në botë

Interi, ekipi më i mirë në botë

Interi mban vendin e parë në renditjen e klubeve më të mira në botë sipas Institutit për Histori të Futbollit dhe Statistika (IFFHS).

Ndryshe nga renditja e disa muajve më parë, ku zikaltrit ishin në kuotë të njëjtë pikësh me Barcelonën në vendin e parë, në renditjen aktuale kampionët e Evropës kanë diferencë të dukshme nga katalanasit. Skuadra nga Milano ka 300 pikë, kundrejt 279 të Barcelonës.

Një vend në podium siguron edhe Bajerni i Mynihut, duke lënë pas Çelsin dhe argjentinasit e Estudiantesit. Liverpuli mban vendin e gjashtë, e fill më pas vjen Atletiko e Madridit, fitues i Ligës së Evropës dhe i Superkupës evropiane. Anderlehti, Internacionali dhe Roma mbyllin klasifikimin e dhjetë të parëve.

Renditja e klubeve më të mira:

1. Inter (Itali) 300,0 pikë
2. Barcelona (Spanjë) 279,0
3. Bajern Mynih (Gjermani) 260,0
4. Çelsi (Angli) 232,0
5. Estudiantes (Argjentinë) 231,0
6. Liverpul (Angli) 227,0
7. Atletiko Madrid (Spanjë) 224,0
8. Anderleht (Belgjikë) 221,0
8. Internacional (Brazil) 221,0
10. Roma (Itali) 216,0

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *