Home / Lajme / Maqedoni / Investime kapitale në Spitalin e Tetovës

Investime kapitale në Spitalin e Tetovës

9 tetor-
“Kjo që shihni tani është faza e dytë e punimeve në objekte dhe në infrastrukturë në spitalin klinik të Tetovës, ka filluar para dy muajsh dhe do përfshijë një rekonstruim thelbësorë të objekteve ekzistuese të bllokut internistik dhe kirurgjik dhe objekteve përcjellëse pra bëhet fjalë për një investim rreth një milion euro dhe me këtë përmbyllet cikli i dytë i investimeve” tha Atilla Rexhepi, Drejtor i Spitalit Klinik, Tetovë

Që nga ndërtimi i objekteve të spitalit të Tetovës 30 vite më parë, për herë të parë bëhet investim kapital brenda dhe jashtë këtij institucioni shëndetësor në vlerë prej disa milionë euro.

Drejtori i Spitalit Atilla Rexhepi, thotë se investimi bëhet me mjete të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim.

“Kjo që shihni tani është faza e dytë e punimeve në objekte dhe në infrastrukturë në spitalin klinik të Tetovës, ka filluar para dy muajsh dhe do përfshijë një rekonstruim thelbësorë të objekteve ekzistuese të bllokut internistik dhe kirurgjik dhe objekteve përcjellëse pra bëhet fjalë për një investim rreth një milion euro dhe me këtë përmbyllet cikli i dytë i investimeve” tha Atilla Rexhepi, Drejtor i Spitalit Klinik, Tetovë.

Pjesa e dytë e investimit parasheh pajisjen e spitalit Klinik të Tetovës gjegjësisht objektit të ri me aparaturë moderne.

“Vlen të theksohet se paralelisht ka rrjedhur edhe procedura e pajisjes me aparaturë medicinale dhe bëhet fjalë për një objekt krejtësisht të ri rreth 5000 metër katrorë ku mendojmë të transferojmë edhe një pjesë të degëve kirurgjikale dhe kjo kërkon sigurisht aparaturë të re dhe këto janë ato janë siguruar pjesa më e madhe është paguar dhe nga gjysma e dytë e nëntorit pritet të filloje edhe instalimi i tyre” tha Rexhepi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *