Home / Lajme / Maqedoni / Ish-ambasadori Hill është tërhequr nga diplomacia

Ish-ambasadori Hill është tërhequr nga diplomacia

24 tetor-
ajmi bëhet i ditur nga gazeta “Denver Post”, e cila bën të ditur se Hill pas një karriere të gjatë dhe të pasur diplomatike, është rikthyer në universitet. Diplomati 58 vjeçar muaj më parë ka fituar një konkurs për dekan në shkollën për studime ndërkombëtare “Xhozef Korbel” në Universitetin e Denverit.

Diplomati i njohur amerikan dhe ish-ambasador në Maqedoni, Kristofer Hill është tërhequr nga diplomacia, duke i`u përkushtuar jetës universitare.

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta “Denver Post”, e cila bën të ditur se Hill pas një karriere të gjatë dhe të pasur diplomatike, është rikthyer në universitet. Diplomati 58 vjeçar muaj më parë ka fituar një konkurs për dekan në shkollën për studime ndërkombëtare “Xhozef Korbel” në Universitetin e Denverit.

Gazeta “Denver Post” përshkruan zyrën e tij të punës të mbuluar më fotografi, në mesin e të cilave edhe një foto që përkujton sulmin e ambasadës amerikane në Shkup nga protestuesit maqedonas dhe serb në vitin 1999 për shkak të sulmeve ajrore të NATO-s në Kosovë.

“Ajo ishte një ditë shumë e keq, dhe kur vajzën e kisha marrë në punë”, theksoi ish-ambasadori Hill për gazetën, duke përkujtuar se si vajzën e tij e kishte pranë zyrës së tij në ambasadë.

Hill ka deklaruar se i mjafton karriera diplomatike. Ai për 33 vite ka punuar në administratën amerikane, në fushën e diplomacisë. Në administratën e presidentit Bill Klinton u emërua ambasador i Maqedonisë dhe përfaqësues special për Kosovën. Hill njihet edhe si pjesëmarrës në bisedimet paqësore për Bosnjën. Në vitin 2000 u emërua ambasador në Poloni, ndërsa në vitin 2004 kalon me detyrën e ambasadorit në Korenë Jugore. Presidenti Barak Obama e emëroi atë në detyrën e ambasadorit amerikan në Irak, ku për një mandat të shkurtër vijoi këtë detyrë deri në gusht të këtij viti. Kristofer Hill ka kryer detyrën e ndihmës – sekretarit shtetëror për Azinë Lindore dhe Pacifikun.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *