Home / Lajme / Maqedoni / Ish-pjestari i shërbimit sekret Musliu reagon kundër BDI-së

Ish-pjestari i shërbimit sekret Musliu reagon kundër BDI-së

18 tetor-
Musliu theksoi se beson në ato materiale. “Nuk më takon mua ti komentoj se a janë zyrtare, por në bazë të asaj që i pash një pjesë e tyre janë të shërbimit sekret jugosllav të cilët kanë bashkëpunuar edhe në vazhdimësi edhe pas shthurjes së Jugosllavisë. Komunikimi ditor është bërë nëpërmjet depeshave dhe materialeve të shkruara dhe ato materialet që u kanë takuar bashkëpuntorëve ato gjithmonë janë shërbyer me nofka jo me emër me mbiemër.Unë njof shumë nofka jo tre nofka”, theksoi Hysen Musliu,

Ish-pjestari i shërbimit sekret, Hisen Musliu reagoi sot kundër BDI-së, pasi që emri i tij dje u përmend si një nga ideatorët për dosjet e fundit.

Hisen Musliu, ish –pjestarë i shërbimit sekret që në periudhën e ish-Jugosllavisë dhe deri në vitin 2002 ka sqaruar opinionin lidhur me akuzat e bëra ndaj tij nga ana e përfaqësuesit të lartë të BDI-së, Talat Xhaferi.

“Mua si funkionarë më njeh e tërë Tetova, e tërë shoqëria, e tërë Maqedonia e deri në federatën e atëhershme, por kurrë nuk kam qenë spiun apo bashkëpuntor. I kam kaluar të gjitha instancat duke filluar nga inspektori deri në fund me këshilltar i lartë i ministreshës aktuale Jankullovska, edhe në këtë rastë shpreh reagimin tim ndaj Talat Xhaferit, i cili bëri padrejtësisht një akuzë të rëndë ndaj meje personalisht, dhe për familjen time, për djalin tim, i cili është aktualisht inspektor i rregullt i agjencionit për zbulim, që ska të bëjë me atë që u tha”, deklaroi Hysen Musliu.

Ai përgënjeshtroi se ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit, por punonjës i tij, ndërsa nga ana tjetër paralajmëroi ngritjen e kallëzimit penal kundër deputetit Talat Xhaferi.

“Desha ti parashtroj disa pyetje zotëri Talat Xhaferit aty ku dhembjen më të madhe dhe i dhemb më shumë UÇK-ja, prandaj atë unë do ta pyes se me çfarë detyre ai u kyç në UÇK. Tre muaj para se të kyçet në UÇK, me cilin funskionarë aktual të shërbimit sekret ushatarak të ARM-së kaloi bashkërisht. Çfarë detyre mori ai që të hynte në UÇK dhe në UÇK ai u kyç me dy amblema. Njërën amblemë para ushtarëve të UÇK-së kishte amblemën e UÇK-së, kurse për brenda e kishte amblemën yllin e ARM-së”, theksoi Hysen Musliu.

Sipas tij, Xhaferi u bë komandant i brigadës 116 që përfshinte Gostivarin dhe rrethinën, por siç thuhet pas likuidimit të grupit të UÇK-së në Malësinë e Gostivarit me një shpërthim që ndodhi ku u vranë disa persona mes tyre edhe Naser Ademi nga Negotina.

“Ai e din më së miri si dhe pse duhet të jape sqarime për atë krim dhe poashtu unë do ta pyes Talat Xhaferin se ai në një emsion të Alsat-M, është ballafaquar me një dosje të

bashkëpuntorit që e mban pseudonimin Tale. Unë normalisht si profesionist kam punuar nëpërmjet bashkëpuntorëve, ajo është normale, që të gjithë shërbimet e praktikojnë anëkand botës dhe ato janë mjeti kryesor. Kjo që është aktualisht me këto dosjet, se ku gjinden, si gjinden, në çfarë gjuhe janë shkruar, unë kam njohuri po aq sa gjithë ju dhe unë nuk jam fabrikant i atyre dosjeve sepse nuk kam arsye ti fabrikoj, dhe shumë ngjarje i kam të freskëta ne mendjen time dhe jam dëshmitarë i gjallë i drejtpërsëdrejt dhe jo me thashetheme”, theksoi Musliu, duke shtuar se nuk ka nevojë ai të merret me dosjet e fundit të publikuara.

Duke komentuar materialet e fundit të publikuara, Musliu theksoi se beson në ato materiale. “Nuk më takon mua ti komentoj se a janë zyrtare, por në bazë të asaj që i pash një pjesë e tyre janë të shërbimit sekret jugosllav të cilët kanë bashkëpunuar edhe në vazhdimësi edhe pas shthurjes së Jugosllavisë. Komunikimi ditor është bërë nëpërmjet depeshave dhe materialeve të shkruara dhe ato materialet që u kanë takuar bashkëpuntorëve ato gjithmonë janë shërbyer me nofka jo me emër me mbiemër.Unë njof shumë nofka jo tre nofka”, theksoi Hysen Musliu, duke komentuar tre dosjet që lidhen me personalitete të larta të BDI-së.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *