Home / Lajme / Maqedoni / Ish shefi i UDBA-së, Spasiq: Dosja ‘Ibar’ dhe të tjerat janë të vërteta

Ish shefi i UDBA-së, Spasiq: Dosja ‘Ibar’ dhe të tjerat janë të vërteta

28 tetor-
“Unë e njoh personalisht “Ibarin”, kam pas kontakt me të, bëhet fjalë për një super-intelektual por nuk do të tregoj emrin e tij” – ka thënë Spasiq. Prej shqiptarëve të ish-Jugosllavisë më ekstremist ishin ata të Maqedonisë dhe ne duhej atje të gjenim njerëz që do të infiltronim në rradhët e lëvizjeve ekstremiste në diasporën shqiptare. Kështu gjetëm personat në fjalë dhe I futën në hierarkinë e lëvizjes, ka vazhduar Spasiq.

Ish-shefi I grupit special kundër grupeve ekstremiste shqiptare dhe kroate në kuadër të shërbimit sekret UDB-së jugosllave Bozhidar Spasiq në një rrëfim për televizionin Alfa të Shkupit ka pohuar si të vërteta dosjet me nofkën “Ibar”. “Mama”, “Vujko”, “Strelac”.

“Unë e njoh personalisht “Ibarin”, kam pas kontakt me të, bëhet fjalë për një super-intelektual por nuk do të tregoj emrin e tij” – ka thënë Spasiq. Prej shqiptarëve të ish-Jugosllavisë më ekstremist ishin ata të Maqedonisë dhe ne duhej atje të gjenim njerëz që do të infiltronim në rradhët e lëvizjeve ekstremiste në diasporën shqiptare. Kështu gjetëm personat në fjalë dhe I futën në hierarkinë e lëvizjes, ka vazhduar Spasiq.

Spasiq është kundërshtar I madh I lustracionit pasi sipas tij, nuk duhet të trajtohen si kriminel njerëzit që me nder kanë punuar për shtetin. Une jam I gatshëm të dëshmoj para komisionit për lustrim në Maqedoni por edhe organet përkatëse të Maqedonisë janë të specializuara që të vërtetojnë origjinalitetin e dosjeve në fjale pasi Serbia nuk do ti jap ato dosje.

Më mirë është të zbatohet praktika botërore, ku do të bëhej rikonstruimi I ngjarjeve me emrat e njerëzve që janë të përfshirë në dosjet në fjalë.

Si ilustrim përmend vrasjen e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës dhe Kasdri Zekës: Për të mësuar ne më shumë për lëvizjet e ekstremistëve ne kishim njerëz të infiltruar Brenda çdo lëvizje pasi metodat e përgjimit atëhere nuk egzistonin. Si do të merte UDBA informata për aktivitetin dhe lëvizjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës nëse ne nuk kishim njerëz që qëndronim me to ?

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *