Home / Sport / Ivani, serbi që mban në gjoks tatuazhin e një bombe

Ivani, serbi që mban në gjoks tatuazhin e një bombe

Mes 17 të arrestuarve nga forcat e policisë italiane gjatë natës është edhe personi me maskë të zezë, lideri i tifozerisë serbe që udhëhoqi revoltën në stadiumin Marassi të Xhenovas. Policia ka bërë të ditur prangosjen e njeriut që i vuri flakën flamurit shqiptar dhe nxiti serbët në akte të vërteta dhune në prag të ndeshjes Itali-Serbi.

Ai quhet Ivan Bogdanov dhe është kapoja i tifozëve ultras të Cervena Zvezdës apo siç njihet ndryshe, Ylli i Kuq i Beogradit. Kanë qenë tatuazhet ato që kanë tradhtuar tifozin serb, i cili është kërkuar gjatë gjithë natës nga agjentët. Policët italianë u kanë ngritur bluzat të gjithë tifozëve për të parë tatuazhet.

Ndërkohë, arrestimi është bërë në orën 2.41. Pasi kanë zbritur të gjithë njerëzit për t’i kontrolluar nga një autobus dhe i kanë shtrirë përtokë, agjentët kanë nisur të kontrollojnë bagazhet e autobusit dhe e kanë gjetur aty, të shtrirë, duke tentuar të shpërtonte. Ndaj tij pritet një dënim i rëndë për prishje të rendit publik si edhe sulm ndaj forcave të rendit.

Po kush është njeriu me maskë të zezë që mori peng një ndeshje të tërë futbolli ditën e martë? Ivan Bogdanov është tepër i njohur në Beograd. Është kapoja i tifozëve të Cervena Zvezdës, të njohur si tepër fanatikë. Ivani ka një bombë dore të bërë tatuazh në pjesën e djathtë të gjoksit si edhe vitin 1389 në krah. Është viti i betejës së Fushë-Kosovës, kur ushtria serbe u mund nga ajo turke, por që në atë kohë nisi shpirti ultra-nacionalist serb. Bogdanov është 29 vjeç dhe skeda e tij penale është e mbushur me sherre, fyerje, agresione ndaj policëve, por edhe prodhim dhe mbajtje substancash narkotike. Në momentin e arrestimit të tij ka patur tifozë që e kanë përshëndetur, por edhe të tjerë që e kanë fyer.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *