Home / Sport / Java e IX, derbi në Shkup:Rabotnicki-Renova

Java e IX, derbi në Shkup:Rabotnicki-Renova

Renova është mysafire e Rebotnickit në derbin e javës së 9-të në Ligën e Parë të Maqedonisë në futboll. Ndërkohë Shkëndija të dielën në Tetovë takohet me Skopjen, në kërkim të fitores së tretë të njëpasnjëshme.

Pasi në mesjavë u zhvilluan pjesa më e madhe e ndeshjeve të kthimit të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë, skuadrat elitare në vend këtë fundjavë u kthehen angazhimeve në kampionatin tonë, ku do të zhvillohen ndeshjet e javës së 9-të. Takimi më interesant do të zhvillohet në stadiumin kombëtar “Filipi i Dytë” në Shkup, ku nënkampionët e vitit të kaluar, Rabotnicki, presin skuadrën kampione Renovën. Të dyja ekipet këtë sezon nuk shënojnë rezultatet e pritura dhe nga kjo përballje kërkojnë dalje nga kriza. Rabotnicki në këtë ndeshje vjen pas disfatës së javës së kaluar nga Sileksi, ndërsa Renova në mesjavë u mund nga Vardari, duke u thënë lamtumirë garave të Kupës. Lideri i renditjes Horizonti mbrojtjen e vendit të parë do ta kërkojë në Shtip, ku përballet me Bregallnicën, ndërsa Metalurgu në fushë të vet pret Sileksin. Napredoku pritet të kalojë lehtë Pelisterin që gjendet në krizë të thellë, ndërsa në Tetovë, Teteksi përballet me Vardarin. Java e 9-të kompletohet të dielën me takimin ndërmjet Shkëndijës dhe Skopjes. ‘Kuq e zinjtë’ janë në seri pozitive, kur në dy ndeshjet e fundit kanë shënuar dy fitore me gol-diferecë 5:0, ndërsa synojnë që këtë ecuri ta vazhdojnë edhe pas takimit me Skopjen.

Dyshet e javës së 9-të:
Napredoku – Pelisteri,
Teteksi – Vardari,
Bregallnica – Horizonti,
Rabotnicki – Renova,
Metalurgu – Sileksi,
Shkëndija – Skopje (të dielën).

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *