Home / Lajme / Maqedoni / Kabineti i Cërvenkovskit ka shpenzuar gjysmë milioni euro për PR?

Kabineti i Cërvenkovskit ka shpenzuar gjysmë milioni euro për PR?

25 tetor-
Dokumenti përmban një analizë të situatës politike në të cilën shkruan se “këto rrethana e diktojnë mënyrën e veprimit të presidentit të Republikës së Maqedonisë deri në fund të mandatit të tij dhe se është e nevojshme për këtë arsye të gjitha aktivitetet e ardhshme të presidentit të mund të shihen si pjesë e fushatës për zgjedhjet presidenciale në vitin 2009”.

Në “Youtube”, u shfaq një klip ne gjuhën sllovene me titull “Për atë një Branko Crvenkovski ka shpenzuar 500 mijë euro”, ku ëshrë paraqitur strategjia për të cilën janë shpënzuar gjysmë milioni euro.

Video është publikuar sot dhe përmban një projekt-strategji për marrëdhëniet me publikun prej nëntorit të vitit 2008, në kohën kur kreu i SDSM-së, Branko Crvenkovski ishte President i Republikës së Maqedonisë.

Dokumenti përmban një analizë të situatës politike në të cilën shkruan se “këto rrethana e diktojnë mënyrën e veprimit të presidentit të Republikës së Maqedonisë deri në fund të mandatit të tij dhe se është e nevojshme për këtë arsye të gjitha aktivitetet e ardhshme të presidentit të mund të shihen si pjesë e fushatës për zgjedhjet presidenciale në vitin 2009”.

Akoma ska asnjë konfirmim nëse dokumenti është autentik dhe nëse se ish-Presidenti Cërvenkovski me të vërtetë ka paguar gjysmë milioni euro për zhvillimin e strategjisë.

Në publik nuk ka pasur asnjë informacion në lidhje me abuzimin e fondit presidencial, edhe pse ka pasur spekulime të shpenzimeve të padrejtë në organizimin e ngjarjeve të organizuara nga kabinetit. / Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *