Home / Sport / Kaka: Te Reali deri në qershor, pastaj një Zot e di

Kaka: Te Reali deri në qershor, pastaj një Zot e di

I vënë në qendër të zërave që e shohin herë te Milani, herë te Interi, herë te Çelsi e herë te Bajerni i Mynihut, Rikardo Kaka ende nuk e di se ku do të jetë e ardhmja e tij.

Por për një gjë braziliani është i sigurt: “E vetmja gjë që mund të them me siguri është se do të qëndroj te Reali deri në fund të këtij sezoni”. Në një farë mënyre, “dashuri me kushte” ndaj klubit mbretëror. Po më pas? “Një Zot e di”. Pra, në Madrid deri në verën e 2011-ës, më pas të shohim.

Aktualisht mesfushori po e merr veten pas operacionit në gju në muajin gusht dhe vendin e tij te “galaktikët” e ka marrë gjermani Mesut Ozil. “Tani mendoj vetëm të shërohem, për t’iu rikthyer fushës në dhjetor”, ka deklaruar Kaka. Duke qenë se edhe pas rikthimit vendi në formacion mbetet ende larg, 28-vjeçarit s’i mbetet tjetër veçse t’i thotë lamtumirë Spanjës. Destinacionet e mundshme: Milani, Interi, Çelsi, e së fundi Bajerni.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *