Home / Lajme / Maqedoni / Kantrimen: Presim shpejt të zgjidhni problemin e emrit

Kantrimen: Presim shpejt të zgjidhni problemin e emrit

26 tetor-
Ai theksoi se mes dy vendeve ekziston një partneritet strategjik. Kantrimen para një javësh në ëashington kishte deklaruar se SHBA-të presin që Maqedonia sa më shpejt të mund të zgjidh problemin e emrit me Greqinë, me çka do të ishin krijuar kushte për anëtarësim në NATO.

Zëvendësndihmësi i sekretarit shtetërorë amerikan për çështje euro-aziatike, Tomas Kantrimen, sot në Shkup takoi kryeministrin Gruevski. Kantrimen shprehu kënaqësinë nga takimi i parë me Gruevski, të cilin e cilësoi si mjaft konstruktiv.

Ai theksoi se mes dy vendeve ekziston një partneritet strategjik. Kantrimen para një javësh në ëashington kishte deklaruar se SHBA-të presin që Maqedonia sa më shpejt të mund të zgjidh problemin e emrit me Greqinë, me çka do të ishin krijuar kushte për anëtarësim në NATO.

“Fillimisht jam shumë i kënaqur që jam në Shkup përsëri. Për herë të parë në Maqedoni kam qenë para 9 vitesh.

E dyta, pata rastin që për herë të parë të takoj kryeministrin. Kishim një diskutim të mirë dhe serioz rreth të gjitha çështjeve të bashkëpunimit.

Ajo që shohim ne është një partneritet strategjik mes Maqedonisë dhe SHBA-ve”, tha Tomas Kantrimen, zëvendësndihmës i sekretarit shtetërorë amerikan për çështje evropiane dhe euro-aziatike. Alsat-M

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *