Home / Lajme / Maqedoni / KE shqetësime për fluksin e azilkërkuesve

KE shqetësime për fluksin e azilkërkuesve

22 tetor-
Qytetarëve të Maqedonisë dhe të Serbisë për udhëtim në Bashkimin Evropian ndoshta përsëri do t’u duhen viza, për shkak të numrit të madh të azilkërkuesve të cilët nga këto dy shtete udhëtojnë në 27-të vendet anëtare, pohon internet faqja e “BE Observer”.

Komisioni Evropian ka shprehur shqetësime lidhur me rritjen e kërkesave për azil të qytetarëve të Maqedonisë dhe Serbisë në vendet e BE-së.

Nëpërmjet një letre drejtuar qeverive të të dyja vendeve, është bërë i ditur shqetësimi lidhur me rritjen e vazhdueshëm të numrit të qytetarëve nga këto dy vende, të cilët vitin e kaluar përfituan liberalizimin e vizave.

Letra me të gjitha vërejtjet e numëruara është nënshkruar nga Evrokomisionerja për Punë të Brendshme, Sesilija Malmstrom, në të cilën kërkohen masa urgjente nga Serbia dhe Maqedonia, për të parandaluar fluksin e qytetarëve të saj që synojnë azilin në vendet e BE.

“Në fund të fundit, BE mund të kërcënohet me vendosjen e sërishme të regjimit të vizave, por shpresojmë se do të mund të arrijmë tek një zgjidhje nëpërmjet bisedimeve dhe punës së përbashkët”, theksohet në reagimin e evrokomisioneres, Sesilija Malmstrom, bërë në radion shtetërore të Suedisë.

Nga ana tjetër, Qeveria dhe Ministria e Brendshme në Shkup nuk është përgjigjur lidhur me letrën e dërguar nga Komisioni Evropian për shqetësimet për fluksin e azilkërkuesve.

Sekretari shtetëror belg për azil dhe migracion, Melkior Vatle dje në Shkup kërkoi nga autoritetet shtetërore ndërprerjen e fluksit të qytetarëve të Maqedonisë për qëllime të përfitimit të azilit në Belgjikë.

Në Suedi nga fillimi i këtij viti kanë kërkuar azil 534 qytetarë nga Maqedonia, me ç`rast nga ky numër vetëm tre për qind e këtyre rasteve kanë përfituar të drejtën pozitive.
Qytetarëve të Maqedonisë dhe të Serbisë për udhëtim në Bashkimin Evropian ndoshta përsëri do t’u duhen viza, për shkak të numrit të madh të azilkërkuesve të cilët nga këto dy shtete udhëtojnë në 27-të vendet anëtare, pohon internet faqja e “BE Observer”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *