Home / Sport / ‘KOMITËT’ DHE ‘VOJVODËT’ SULMUAN SHTËPITË E SHQIPTARËVE

‘KOMITËT’ DHE ‘VOJVODËT’ SULMUAN SHTËPITË E SHQIPTARËVE

Të paprovokuar nga askush, në kushte kur mes veti luanin dy skuadra maqedone, Teteksi dhe Vardari, tifozët e tyre ‘vojvodët’ dhe ‘komitët’, në mënyrë të paqartë dhe krejtësisht skizofrenike sulmuan shtëpitë e shqiptarëve që gjenden në afërsi të stadiumit të qytetit në Tetovë. Ekcesi ndodhi gjatë pjesë së parë, kur ‘komitët’ arritën në Tetovë, ndërsa policia nuk ndaloi që tyre tu bashkangjiten edhe ‘vovojdët’, të cilët lëshuan stadiumin dhe si të ‘hutuar’ godisnin me gurë në drejtim të shtëpive dhe lokaleve të shqipëtarëve. Policia ndërhyri me vonesë, ndërsa mbetet e hapur pyetja nëse shqiptarët duhet të druajnë për sigurinë e tyre cdo herë kur maqedonëve do tu kujtohet të shuajnë epshin e tyre të sëmurë.

Edhe një herë tjetër është konfirmuar shpirti dhe sjellja problematike e tifozëve maqedonë, të cilët pa kurfarë nevoje sulmojnë shqiptarët. Në pjesën e parë të ndeshjes të së shtunës mes Teteksit dhe Vardarit pak-kush mendonte për futboll, pasi në qendër të vëmendjes ishin fansat e të dyja palëve, duke shkaktuar trazira. Gjithcka filloi në momentin kur një grup i fansave të Vardarit, të njohur me emrin “Komitët” arritën në Tetovë dhe ende pa u futur në stadium sulmuan me gurëz shtëpitë e shqiptarëve që gjenden në afërsi të stadiumit, duke thyer disa dritare, ndërsa të dëmtuara mbetën disa locale, ku patjetër të përmendim se cak kryesor ishte ish-zyra e tifozëve të Shkëndijës, ‘Ballistëve’, e cila gjendet nën triubën e Marshin Beqiri. Për cdo kritik është intervenimi i dobët i forcave policore dhe njësitit special, të cilët pos që u aktivizuan me vonesë, gjithashtu lejuan që ‘Komitëve’ tu bashkangjitën edhe fansat e Teteksit, ‘vojvojdët, të cilët lëshuan stadiumin dhe dolën në aksionin jashta stadiumit. Pas disa minutave gjendja u qetësua, ndërsa për befasi lufta vazhdoi në tribuna ku kishte përleshje mes veti të fansave të Vardarit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *