Home / Lajme / Maqedoni / Komuna e Tetovës përkrah tubimin për lirimin e Ramushit

Komuna e Tetovës përkrah tubimin për lirimin e Ramushit

1 tetor-
Ky tubim solidarizues do të pasurohet edhe me këngëtarë të njohur të estradës shqiptare si: Genta Ismaili, Vesa Luma, Drenusha Latifi, Grupi Skillz, dhe të tjerë. Sponsorizues teknik i këtij evenimenti është komuna e Tetovës

Komuna e Tetovës, do të përkrah tubimin solidarizues me ish kryeministrin e Kosovës dhe liderine Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili do të mbahet më 7 tetor në ora 18.00 në sheshin “Iliria” në Tetovë. Kjo është bërë e ditur nga ana e kryetarit të komunës së Tetovës Sadi Bexheti, pas një takimi që ka realizuar me Valon Bela, nga Këshilli i Organizatave Shqiptare.

“Ne si komunë do të ndihmojmë teknikisht këtë tubil solidarizues për ish kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn, i cili në mënyrë të padrejtë mbahet në tribunalin e Hagës.
Me këtë rast në emrin e komunës, këshillit komunal, apeloj që të gjithë qytetarët t`I bashkangjiten këtij tubimi”, deklaroi Sadi Bexheti, kryetar i komunës së Tetovës.

Edhe Valon Bela, nga Këshilli i organizatave joqeveritare shqiptare ka ftuar që sa më masovikisht të përkrahet ky tubim solidarizues.

” Ky bashkëpunim me komunën e Tetovës, e cila në këtë rast përkrah iniciativën tonë ëhstë një rast eklatant I bashkëpunimit të pushteteve lokale me sektorin civil apo OJQ-të.

Përmes këtij tubimi në do të bëjmë thirrje për lirimin e liderit të AAk-së, ish komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, pasi që për herë të dytë ai padrejtësisht trajtohet nga Gjykata e Hagës”, tha Bela.

Këshilli I Organizatave Shqiptare dhe kryetari Bexheti, apeluan deri tek të gjithë qytetarët që të bashkohen masovikisht në datën 07.10.2010 me fillim në orën 18:00 në sheshin e Tetovës.

Ky tubim solidarizues do të pasurohet edhe me këngëtarë të njohur të estradës shqiptare si: Genta Ismaili, Vesa Luma, Drenusha Latifi, Grupi Skillz, dhe të tjerë. Sponsorizues teknik i këtij evenimenti është komuna e Tetovës

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *