Home / Lajme / Maqedoni / Konflikt pronash në Koritë të Gostivarit

Konflikt pronash në Koritë të Gostivarit

4 tetor-
“Pikësëpari, ne do kërkojmë ndihmën e pushtetit qendror dhe duhet t’a zgjedh sepse s’na ka mbetur gjë tjetër. Pjesën më të pasur na kanë marrë, na kanë lënë me të varfrën siç shihet”.
“Po do dalim, i madh e vogël…. ne këtu jemi rrit… ne për atë vend kemi luftuar që ta mbajmë për gjënë tonë, për idaren tonë dhe kemi arat tona aty, do bëjmë protestë jo 1 por 10 herë”.
Kryetari Komunës së Makedonski Brodit, Milosim Vojneski shprehet , se kontesti nuk është me Komunën. Kjo nuk ka të bëjë aspak me nivelin lokal shprehet Vojneski.

970 hektarë tokë, pronë e banorëve të Koritës së Gostivarit, kalon në territor të Makedonski Brod. Por banorët e Koritës, edhe pse posedojnë fletë-pronësitë dhe hartat për tokat e blera nga shteti, nuk lejohen nga rojtari i pyllit të punojnë tokat e tyre, me pretekstin se këto nuk janë më tokat e tyre.
“Tokën na kanë marrë, ja ku është kufiri tek rruga, 100 metër prej saj. 970 hektarë. Tani s’mundemi të shkojmë rehat si në kohën e Jugosllavisë na zinin me dru e na çonin në Samokov. Tani na kërcënohen nuk na lënë. Rojtari i pyllit thotë se kjo është e jona. Ne u japim afat 15 që ta rregullojnë këtë dhe të na çojnë dokument, nëse nuk e rregullojnë, krejt banorët do vijmë këtu”, u shpreh Mahir Bekteshi, kryetar i Bashkësisë lokale të Korritës.
Banorët e Koritës kërcënojnë fillimisht me protesta me mjetet e tyre motorike.
“Pikësëpari, ne do kërkojmë ndihmën e pushtetit qendror dhe duhet t’a zgjedh sepse s’na ka mbetur gjë tjetër. Pjesën më të pasur na kanë marrë, na kanë lënë me të varfrën siç shihet”.
“Po do dalim, i madh e vogël…. ne këtu jemi rrit… ne për atë vend kemi luftuar që ta mbajmë për gjënë tonë, për idaren tonë dhe kemi arat tona aty, do bëjmë protestë jo 1 por 10 herë”.
Kryetari Komunës së Makedonski Brodit, Milosim Vojneski shprehet , se kontesti nuk është me Komunën. Kjo nuk ka të bëjë aspak me nivelin lokal shprehet Vojneski.
“Jo, ajo nuk i takon pushtetit lokal por i është ndarë ndërmarrjes publike Jasen dhe Komuna jonë nuk ju bën asnjë lloj pengese”, tha Milosim Vojneski, kryetar i Komunës Makedonski Brod
Nga Ndërmarrja Publike ‘Pyjet e Maqedonisë’ njësia e Makedonski Brod, shprehen se rojtari nuk duhet t’ju bëj asnjë problem nëse ata me vete do posedonin fletë-pronësi dhe hartat apo tapitë për tokën që posedojnë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *