Home / Sport / “Kuq e zinjtë” të pakënaqur nga barazimi

“Kuq e zinjtë” të pakënaqur nga barazimi

Barazimi 1:1 në Kërçovë përveç se Shkëndijën e zbriti në pozitën e dytë, për “kuq e zinjtë” ka sjellë disa humbje. Shkëndija deri në fund të sezonit nuk do të ketë të drejtë të organizojë udhëtimin e tifozëve të vet në ndeshjet si mysafirë, ndërsa shkaku i kartonëve në takimin me Pelisterin disa futbollistë do të duhet të pauzojnë.

Shkëndija e Tetovës pas barazimit të së shtunës në përballjen me Napredokun në Kërçovë, ka lëshuar pozitën e parë në renditje dhe tani mban pozitën e dytë në tabelë. Sfida me Napredokun ishte një derbi i vërtetë, ku “kuq e zinjtë” barazuan në minutat e fundit të takimit, megjithse më vonë mundeshin edhe të fitojnë duelin. Megjithatë përveç futbollit loja u karakterizua me trazira në tribuna, ku tifozët e Shkëndijës, hoqën nga shtiza flamurin e Maqedonisë, duke vendosur në vend të tij atë të Shqipërisë. Kjo gjë do i kushtojë Shkëndijës, pasi në të ardhmen si mysafir nuk do të ketë të drjetë të organizojë udhëtimin e tifozëve, ndërsa përveç kësaj pritet edhe dënim në të holla, si rezultat i dëmeve të shkaktuara në stadium.

“Nuk arsyetoj sjelljen dhe veprimet e disa tifozëve tanë, por këtu nuk mund t’i fajsojmë vetëm ata. Pjesë të madhe të fajit kanë vendasit, të cilët nuk kishin organizuar në nivelin e duhur takimin. Ku ishin ata për të ndaluar disa veprime të tifozëve, ku ishte policia që lejonte fëmijë të moshës 15-16 vjeçare të bëjë atë çka i kujtohet”, – deklaroi drejtori sportiv i Shkëndijës, Besir Shaqiri, i cili shtoi se nuk është i kënaqur me rezultatin e takimit të zhvilluar në Kërçovë. “ Nuk mund të jemi të kënaqur me rezultatin, pasi dominuam ndeshjen dhe duhej të marrim tre pikët. Ne pranuam gol nga gjuajtja e lirë, ndërsa Napredoku nuk kishte asnjë rast për të shënuar, për dallim nga ne që kishim tre katër raste të 100 %. Ne kishim kontroll të lojës gjatë gjithë ndeshjes, prandaj mendoj se nuk mund të jemi të kënaqur me një pikë”.

Shkëndija përveç që humbi 2 pikë të rëndësishme, gjithashtu humbi Cuculin me karton të kuq, si dhe disa futbollistë që kanë grumbulluar nga tre kartonë dhe duhet të zgjedhin të pauzojnë në dy ndeshjet e rradhës. “Kemi katër futbollistë me nga tre kartona të verdhë. Është e sigurtë se ndaj Pelisterit do të pushojnë Cuculi dhe Nikitoviq, ndërsa për dy tjerët do të vendosë stafi teknik para takimit”, – tha Shaqiri, duke u kthyer të flasë përsëri për takimin me Napredokun. “Është mirë që barazuam në fund, pasi pak mungoi që të na përsëritet loja me Renovën, kur ne luajtëm dhe krijuam raste, ndërsa pranuam gol nga një rast i kundërshtarit. Dua vetëm të shtoj se në rezultat ndikuan edhe disa faktorë tjerë si tereni shumë i butë, ndërsa edhe loja e ashpër e kundërshtarit në disa momente e kombinuar me jo-sanksionimin e duhur nga ana e arbitrit. Si do që të jetë, ajo ka kaluar dhe duhet të vlejë si mësim për të ardhmen”,-përfundoi Besir Shaqiri.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *