Home / Sport / Kuzhe mungon me Bosnjën dhe Bjellorusinë

Kuzhe mungon me Bosnjën dhe Bjellorusinë

Pas hemorragjisë cerebrale që pësoi pasditen e së enjtes, trajneri i përfaqësueses kuqezi, Josip Kuzhe, nuk do të jetë në stol për ndeshjet me Bosnjë-Hercegovinën dhe Bjellorusinë.

Pamundësinë e kroatit për të drejtuar skuadrën në dy sfidat e radhës e kanë konfirmuar mjekët e Spitalit Amerikan, ku trajneri është shtruar që prej orës 15:00 të ditës së djeshme.

Sipas tyre, është e pamundur që Kuzhe të jetë në stol për ndeshjen e 8 tetorit me Bosnjën në “Qemal Stafa” dhe Bjellorusinë katër ditë më pas, sfida vendimtare për kuqezinjtë në eliminatoret e Euro 2012.

Mjekët bëjnë me dije se 58-vjeçari ende nuk e ka kaluar rrezikun për jetën, megjithëse deri mbrëmë vonë gjendja e tij ka qenë drejt përmirësimit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *