Home / Lajme / Rajon / LDK-ja braktisi koalicionin me PDK-në

LDK-ja braktisi koalicionin me PDK-në

16 tetor-

Në njoftimin për media thuhet: “Kryesia e LDK-së, në mbledhjen e mbajtur më 16.10.2010, duke analizuar thellë zhvillimet e fundit në Kosovë, merr vendim që nga dita e hënë, 18 tetor 2010, LDK tërhiqet nga Koalicioni qeverisës, përkatësisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës njoftoi para pak çastesh se e braktisë koalicionin me Partinë Demokratike të Kosovës.

Vendimin për shkurorëzimin e ka marrë Kryesia e Lidhja Demokratike Të Kosovës.

Në njoftimin për media thuhet: “Kryesia e LDK-së, në mbledhjen e mbajtur më 16.10.2010, duke analizuar thellë zhvillimet e fundit në Kosovë, merr vendim që nga dita e hënë, 18 tetor 2010, LDK tërhiqet nga Koalicioni qeverisës, përkatësisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Me këtë të gjithë përfaqësuesit e LDK-së në qeveri: zv/Kryeministri, ministrat dhe zv/ministrat, përfundimisht në ditën e hënë bëjnë dorëzimin e detyrave nga postet që kanë pasur”.

Në fund të këtij njoftimi të Kryesisë së kësaj partie shtohet se “LDK mbetet e përkushtuar të jetë kontribuese e fuqishme në të gjitha proceset e rëndësishme demokratike e shtetërore në interes të vendit dhe gjithë qytetarëve të tij”.

Prishjen e këtij koalicioni nga LDK-ja, gazetarit të Kohës Ditore ia konfirmoi para pak çastesh edhe zëvendëskryeministri nga radhët e Partisë demokratike të Kosovës.

Nënkryetari i PDK-së, njëherësh zëvendëskryeministër i Kosovës, Hajredin Kuçi tha se LDK-ja e futi Kosovën në krizë institucionale, me vendimin e saj për të dalë nga koalicioni qeverisës.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Kuçi tha se tani duhet të gjenden zgjidhje emergjente dhe të jashtëzakonshme.

“Momentalisht vendi është vu në krizë institucionale. Nuk ka nevojë që të shkojë më tutje. Tani duhet të dalë nga kjo krizë dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme mund të jenë dalje nga kriza sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Kuçi.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *