Home / Sport / Liga e Dytë, kryendeshja:Ohrid 2004-Miravci, Drita mysafire në Prilep

Liga e Dytë, kryendeshja:Ohrid 2004-Miravci, Drita mysafire në Prilep

Drita e Bogovinës tre javë me rradhë nuk dinë për fitore, ndërsa kësaj rradhe do të ketë një vizitë të vështirë në Prilep, ku do të ndeshen me 11 Oktomvrin.

Të dielën në program janë ndeshjet e javës së 8-të në Ligën e Dytë të Maqedonisë në futboll. Në takimin kryesor të javës Ohrid 2004 përballet me Miravcin, në duelin që do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Strugë, për shkak se tereni i stadiumit “Bilijani Izvori” është duke u rinovuar. Ohrid 2004 për momentin me 13-të pikë të tubuara mban vendin e dytë në renditje, menjëherë pas liderit të tabelës Miravcit. Vendasit kërkojnë që me fitore eventuale të barazohen me pikë me Miravcin, ndërsa miqtë shpresojnë të zmadhojnë diferencën në pikë edhe pse për ta edhe barazimi do të ishte rezultat pozitiv. Drita e Bogovinës tre javë me rradhë nuk dinë për fitore, ndërsa kësaj rradhe do të ketë një vizitë të vështirë në Prilep, ku do të ndeshen me 11 Oktomvrin. Nga tabori i Dritës nuk dorëzohen para kohe dhe paralajmërojnë luftë për rezultat pozitiv, por një gjë e tillë do të jetë e vështirë nëse meret parasysh formacioni që posedojnë prilepasit, të cilët kanë ambicie për inkuadrim në Ligën e Parë. Vllaznimi i Strugës do të jetë mysafir në Shkup, ku do të ndeshet me Cementarnicën, ndërsa Bellasica do të presë Vëllazërimin e Kërçovës. Rinia e Gostivarit në ndeshjen e fundit në fushë të vet shënoi fitoren e parë në Ligën e Dytë, ndërsa tani me entuziazëm të shtuar do të udhëtojnë në përballjen me Lokomotivën. Euromilk është vend i Ohrid Lote-s, ndërsa Tikveshi në Kavadarci përballet me Novacin.

Dyshet e javës së 8-të:
Ohrid 2004 – Miravci,
Cementarnica – Vallaznimi,
Bellasica – Vllazërimi,
Lokomotiva – Rinia,
Euromilk – Ohrid Lote,
Tikveshi – Novaci,
11 Oktomvri – Drita.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *