Home / Sport / Liga e Evropës, asnjë surprizë në ndeshjet e dyta

Liga e Evropës, asnjë surprizë në ndeshjet e dyta

Takimet e dyta në grupet e Ligës së Evropës kanë dhënë përgjithësisht rezultate të pritshme. Siti e Juve ndajnë nga një pikë, ashtu si Atletiko Madridi dhe Leverkuseni.

Kryesfida e mbrëmjes mes Mançester Sitit dhe Juventusit përfundoi në barazim 1-1. Vinçenco Iakuinta kaloi juventinët përpara që në minutën e 11-të, ndërkohë që Xhonson riktheu barazpeshën në të 37-tën. Megjithë përpjekjet e të dy ekipeve në pjesën e dytë, rezultati mbeti i pandryshuar. Në përballjen tjetër të grupit A, polakët e Leh Pozhnanit mundën 2-0 në shtëpi Salzburgun dhe kryesojnë grupin së bashku me Sitin në kuotën e katër pikëve.

Në grupin B, Atletiko e Madridit dhe Bajer Leverkuseni ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1. Miqtë gjetën golin me Derdiok në minutën e 39-të, kurse Simao me penallti barazoi rezultatin gjashtë minuta nga fillimi i së dytës. Arisi i Selanikut, ku aktivizohet mbrojtësi i kombëtares Kristi Vangjeli, u mund 2-1 nga norvegjezët e Rozenborgut në transfertë.

Bledar Kola e ka nisur me humbje aventurën e tij në krye të stolit të AEK-ut. Skuadra nga kryeqyteti grek u mposht 4-2 nga Zeniti i Shën Petërburgut në Rusi, ndërkohë që i mundur ka dalë edhe sulmuesi Hamdi Salihi. Rapidi i Vjenës pësoi humbje 1-2 nga turqit e Beshiktashit në kryeqytetin austriak.

Seviljes i mjaftoi goli i Çigarinit në minutën e fundit të pjesës së parë për të mundur Borusian e Dortmundit në Gjermani, ndërkohë që fitore në transfertë ka marrë edhe Shtutgarti (1-2 me Odensen), PSV Eindhoveni (0-2 me Metalist Kharkivin) dhe Porto (0 -1 me CSKA-në e Sofjes). Liverpuli nuk shkoi më tepër se barazimi pa gola në transfertën e Holandës ndaj Utrehtit.

Liga e Evropës, ndeshjet e dyta:

Grupi A
Leh Pozhnan 2 – 0 Salzburg
Mançester Siti 1 – 1 Juventus

Grupi B
Atletiko Madrid 1- 1 Bajer Leverkusen
Rozenborg 2- 1 Aris Selanik

Grupi C
Gent 1 – 1 Lilë
Sporting Lisbonë 5 – 0 Levski Sofia

Grupi D
PAOK Selanik 1 – 0 Dinamo Zagreb
Vijareal 2 – 1 Klub Bryzh

Grupi E
BATE Borisov 4 – 1 AZ Alkmar
FC Sherif 2 – 0 Dinamo Kiev

Grupi F
CSKA Moskë 3 – 0 Sparta Pragë
Palermo 1 – 0 Lozanë

Grupi G
Hajduk Split 1 – 0 Anderleht
Zenit 4 – 2 AEK Athinë

Grupi H
Odense 1 – 2 Shtutgart
Jang Bojs Bern 2 – 0 Getafe

Grupi I
Metalist Kharkiv 0 – 2 PSV Eindhoven
Sampdoria 1 – 0 Debrecen

Grupi J
Borusia Dortmund 0 – 1 Sevilja
Paris S.G. 2 – 0 Karpati Lviv

Grupi K
Utreht 0 – 0 Liverpul
Steaua Bukuresht 3 – 3 Napoli

Grupi L
CSKA Sofje 0 – 1 Porto
Rapid Vjenë 1 – 2 Beshiktash

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *