Home / Sport / Liga e Kampioneve sot sfidat e radhës kërkohet kualifikimi

Liga e Kampioneve sot sfidat e radhës kërkohet kualifikimi

Ndeshja e grupit A midis Interit dhe Totenhemit është takimi kryesor i mbremjes së sotme në Ligën e Kampioneve.

Të dyja ekipet kryesojnë grupin A me 4 pikë dhe do të kërkojnë fitoren në “Giuseppe Meazza” për të marrë kreun e grupit. Ndërkohë në Holandë, kampionët holandeze të Tëentes do të presin gjermanët e Verder Bremenit, në një takim që vendos mjaft për fatin e këtyre dy ekipeve në Ligën e Kampioneve.
Në grupin B, Lioni do të presë në Francë kampionët portugeze të Benfikës. Francezët kryesojnë grupin me 6 pikë, ndërsa portugezët ndodhen në kuotën e 3 pikëve, aq sa gjermanët e Shalkes që do të presin në Gelsenkirshen, izraelitët e Hapoel Tel Aviv që mbyllin grupin me 0 pikë.
Në grupin C, Mançester United do të presë në “Old Traford” kampionët turq të Bursaspor, që renditen të fundit me 0 pikë. Ndërsa skocezët e Rangers që kryesojë grupin me 4 pikë, aq sa Mançesteri, do të presin në ‘Ibrox”, spanjollët e Valencias që kanë 3 pikë në grup.
Në grupin D, Barcelona do të presë në “Camp Nou” kampionët danezë të Kopenhagenit që e kanë nisur mjaft mirë këtë sezon Championsin, duke kryesuar me 6 pikë grupin, pas dy fitoreve, ndërsa katalanasit gjende në kuotën e 4 pikëve.
Në Greqi, Panathinaikos, që ende nk ka marrë asnjë pikë këtë sezon, do të presin kampionët rusë të Rubin Kazan, të cilët gjenden në kuotën e 1 pike pas barazimit 1-1 ndaj Barcelonës.

Grupi A
Tuente – Verder Breme
Inter Milan – Totenham

Grupi B
Lyon – Benfica
Schalke – Hapoel Tel Aviv

Grupi C
Mançester U. – Bursaspor
Rangers – Valencia

Grupi D
Barcelona – FC Copenhagen
Panathinaikos – Rubin Kazan.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *