Home / Lajme / Rajon / linton duke biseduar me pronarët e dyqanit “Hillary”

linton duke biseduar me pronarët e dyqanit “Hillary”

13 tetor-
Kosova ka përgatitur një pritje të ngrohtë për sekretaren amerikane të Shtetit.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton pas takimit me liderët kosovarë ofroi mbështetjen e SHBA-së, duke pohuar se statusi, integriteti dhe territori i Kosovës janë të paprekshëm.

Pas takimit me kryeministrin Hashim Thaçi, sekretarja amerikane e shtetit inkurajoi Kosovën dhe Serbinë që sa më shpejtë të fillojnë dialogun si dy shtete, në interes të qytetarëve.

Clinton ofroi mbështetjen e administratës Obama, mbështetjen e saj dhe të familjes Clinton për prosperitetin e shtetit kosovarë.

Ajo vlerësoi se administrata Obama ka dëshirë të shohë një Ballkan të zhvilluar, ndërsa shprehu gëzimin për arritjen e shtetit më të ri në këtë rajon.

Më tej, sekretarja amerikane e shtetit tha se Kosova po ndërton një traditë të demokracisë dhe në këtë drejtim përmendi dorëheqjen e Sejdiut nga posti i Presidentit.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi vlerësoi se suksesi i Kosovës është i lidhur ngushtë me SHBA-të.

Ai shprehu përkushtimin për bisedime me Serbinë si dy shtete, ndërkaq po ashtu përmendi angazhimin për fqinjësi të mirë në rajon.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton duke biseduar me pronarët e dyqanit “Hillary”, emëruar për nder të saj. Ajo gjatë rrugës për në Prishtinë është ndaluar në këtë dyqan, që është vendosur pranë bustit të burrit të saj, ish-presidentit amerikan Bill Clinton. Kosova ka përgatitur një pritje të ngrohtë për sekretaren amerikane të Shtetit.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *